Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 99 Emrat e bukur te All-llahut 81-99

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 30
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

99 Emrat e bukur te All-llahut 81-99 Empty
MesazhTitulli: 99 Emrat e bukur te All-llahut 81-99   99 Emrat e bukur te All-llahut 81-99 I_icon_minitime10/10/2008, 7:48 pm

81 – الهادي El-Hadi – Udhėzuesi, nė dorėn e tė Cilit ėshtė udhėzimi.

Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "…mėse i Mjaftueshėm, ėshtė Zoti yt, si Udhėzues dhe Gjithndihmues." [El-Furkanė:31]


82 – الواحد El-Uahid – Njė i Vetėm (i pa shok).

Ka treguar Allahu nė Kur’an fjalėt e Jusufit nė burg: “O shokėt e mi tė burgut! A janė mė mirė shumė zota tė ndryshėm, apo Allahu “El-uahidu”Njė i Vetmi, i papėrballueshmi (mė i Larti)? " [Jusuf: 39]


83– الوارث El-Uarith – Gjithėtrashėguesi, Ai i Cili trashėgon tokėn dhe ēdo gjė qė ndodhet nė tė, pasi t’i shkatėrroj krijesat e tij sepse Allahu ėshtė i Pėrhershmi, i Pėrjetshmi.


Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Ne jemi Ata qė ngjallim dhe sjellim vdekjen dhe Ne jemi Gjithtrashėguesit." [El-Hixhėr:23]



84– الواسع El-Uasi’

1- I Gjithėmjaftueshmi pėr tė plotėsuar nevojat e krijesave tė Tij.
2- Ai qė ka pėrfshirė ēdo gjė me dijen e Tij,

siē ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė me dijen e Tij."

3- Ka thėnė Sheukanėi ky emėr tregon pėr mėshirėn gjithpėrfshirėse tė Allahut, i Cili nuk i ka ngarkuar me atė tė cilėn nuk e veprojnė dot, dhe i ka bėrė tė gjitha ritet e fesė tė lehta.
4- Ka thėnė El-Furadu: "Ai ėshtė Bujari, Dhuruesi mė i Madh i Cili ka pėrfshirė ēdo gjė me dhuntinė e Tij.” Ka thėnė Allahu nė Kur’an:
"Vėrtetė Allahu ėshtė Uasiun, Alijm." [El-Bekare:115]



85– الوكيل El-Uekijl.


a – Ai tė Cilit i mbėshtetemi, pėr tė rregulluar tė gjitha ēėshtjet tona.
Ka thėnė imam Sheukanėi:"El-Uekijl ėshtė Ai, tė Cilit i dorėzojmė punėt (ēėshtjet) tona.
b – I Gjithmjaftueshmi, i Cili kujdeset pėr ne.
Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "…dhe thanė: “Allahu na mjafton ne dhe pėr ne Ai ėshtė Rregulluesi mė i mirė i punėve”.". [Ali Imran: 173]



86 – الولي El-Uelij’j – Ai, i Cili i rregullon ēėshtjet nė atė mėnyrė, qė t’i bėjnė dobi robit nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

Allahu ka thėnė nė Kur’an: "Dhe Ai ėshtė El-Uelij, El-Hamijd." [Esh-Shuara: 28]



87 – الوتر El-Uiter – i Vetmi, (Teku).

Profeti alejhi selam ka thėnė: "Me tė vėrtet Allahu ėshtė Vitėr-Tek (i Vetėm) dhe e do tekun." Bukhari,
Ibnu haxheri ka thėhė : Kuptimi i kėtij emri ėshtė ;qė Allahu ėshtė njė pa shok, pa shembull. Ai ėshtė i vetmuar, i ndarė dhe i shkėputur me qėnien dhe cilėsitė e Tij nga krijesat e Tij. Pra Allahu ėshtė njė, tek,ndėrsa tė gjitha krijesat e Tij janė ēift. Allahu ka thėnė: Dhe nga ēdo krijesė ne kemi krijuar dy palė.[Dharijat;49]. Fjala e tij nė hadithė e do tekun do tė thotė:Allahu e do Tekun nė ēdo gjė, edhe sikur gjėrat tek tė bėhen shumė. Prandaj ka urdhėruar qė shumė punė tė pėrfundojnė “tek” si p. sh.:Pesė namazet, vitri i natės, numri i herėve tė pastrimit, qefinosja e tė vdekurit. Teku gjendet nė shumė krijesa si ;qiejtė dhe toka e tjerė. [Marrė nga Elfeth]



88 – الوهاب El-Uehab – Dhuruesi mė i madh.


Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Me tė vėrtetė Ti je (Uehab), Dhuruesi mė i Madh." [Ali Imran: 8]


89-90 – الأول El-Eu’uelu dhe الآخر El-Akhiru.

El-Eu’uelu– I Pari, i Cili nuk ka fillim dhe para tė Cilit nuk ka pasur asgjė.
El-Akhiru – I Fundit, i Cili ėshtė i Pambarim dhe pas tė cilit nuk ka asgjė.


Kėto dy emra tregojnė, se Allahu ėshtė i Pafillim dhe i Pambarim. I Pėrhershmi, i Pėrjetshmi. Tregojnė, qė Allahu e ka pėrfshirė kohėn.



91-92 –الظاهر Edh-Dhahir dhe الباطن El-Batin.

Edh-Dhahiru – Mė i Larti, mbi tė Cilin nuk ka asgjė. Ngadhėnjyesi.
El-Batin – Mė i Afėrti (nuk ka gjė mė tė afėrt pranė gjėrave se Ai me dijen e Tij. Nuk ka asnjė pengesė ndėrmjet Tij dhe krijesave tė Tij. Ai e di ēdo gjė qė fshehet, apo ndodh brenda gjėrave).

Kėto dy emra tregojnė, se Allahu i ka pėrfshirė krijesat e Tij. Ai ėshtė lart krijesave me qėnien e tij dhe mė afėr tyre se ēdo gjė, me dijen e Tij.
Ka thėnė Allahu nė Kur’an: "Ai ėshtė mė i Pari (ska asgjė para Tij, Ai ėshtė i Pafillim), edhe mė i Fundit (ska asgjė pasTIj, Ai ėshtė i Pambarim), edhe mė i Larti (ska asgjė mbi Tė), edhe mė i Afėrti (nuk ka gjė mė tė afėrt pranė gjėrave se Ai me dijen e Tij, nuk ka asnjė pengesė ndėrmjet Tij dhe krijesave tė Tij). Dhe Ai ėshtė i Gjithėdituri pėr ēdo gjė." [El-Hadid: 3]

Komenti i kėtyre katėr emrave, ka ardhur nė njė hadith nga Ebu Hurejra se: "Fatimja ka ardhur tek Profetit alejhi selam, pėr tė kėrkuar shėrbėtor. Profeti alejhi selam i tha thuaj: O Allah Krijuesi i shtatė qiejve dhe tokės. Zotėruesi i Arshit madhėshtor. Zotėruesi ynė dhe Zotėruesi i ēdo gjėje. Ai qė bėn ēarjen e farės dhe tė bėrthamės. Zbritėsi i Teuratit, Inxhilit dhe Furkanėit. Kėrkoj mbrojtje tek Ti prej tė keqes sė ēdo gjėje, balli i sė cilės ėshtė nė dorėn Tėnde (prej sherrit tė tė gjitha krijesave). O Allah Ti je i Pari (I Pafillim) qė s’ka pasur para Teje asgjė. Ti je i Fundit (i Pambarim) qė s’ka asgjė pas Teje, Ti je i Larti qė s’ka mbi Ty asgjė. Ti je mė i Afėrti, nuk ka gjė mė tė afėrt pranė gjėrave se Ti. Laji borxhet tona dhe na pasuro qė mos jemi tė varfėr ( nevojtar). Transmeton Muslimi.
Nė kėtė hadithė profeti i ka sqaruar katėr emrat, me njė koment tė shkurtėr dhe tė qartė. Kėta emra tregojnė se Allahu ka pėrfshirė ēdo gjė.
Dy emrat El-Eu’uel dhe El-Akhir tregojnė se ka pėrfshirė kohėn, kurse dy emrat Edh-Dhahir dhe El-Batin tregojnė se Allahu, ka pėrfshirė tė gjitha vendet me dijen e tij. Ibnul Kajjim ka thėnė: “Kėto katėr emra janė tė kundėrt (tė anasjellta). Dy tė parėt tregojnė, se ai ėshtė i Pafillim dhe Pambarim.

Dy tė tjerėt tregojnė, se ai ėshtė lart, mbi tė gjitha krijesat e Tij dhe mė i afėrti ndaj tyre me dijen e Tij. Allahu ėshtė i Pafillim. Ekzistenca e Tij u paraprinė tė gjitha egzistencave. Ai ėshtė i Pambarim. Pafundėsia e Tij do tė thotė, qė Ai ėshtė i qėndrueshėm pėrjetėsisht, pas ēdo gjėje.
Emri i Tij Edh-Dhahir tregon, se ai ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat dhe emri i Tij El-Batin tregon, se Ai e ka pėrfshirė ēdo gjė me dijen e Tij. Ai me dijen e Tij, ėshtė mė afėr gjėrave se sa vetė ata ndaj vetvetes. Kjo afėrsi nėnkupton pėrfshirjen e pėrgjithshme.



93-94– القابض El-Kabid dhe الباسط El-Basit.

El-Kabit, ėshtė Ai i Cili ia ngushton rrizkun krijesave, kuj tė dėshirojė dhe si tė dėshirojė.
El-Basit, ėshtė Ai i Cili ia shton rrizkun krijesave, kuj tė dėshirojė dhe si tė dėshirojė.


Ka thėnė Profeti alehji selam: “Me tė vėrtetė Allahu ėshtė El-Khalik, El-Kabid, El-Basit, Errazik, El-Musijr.” Transmeton Ebu Daudi dhe Termidhiu, hadithi ėshtė i saktė.


95– 96 – المقدم El-Mukad’dim dhe المؤخر El-Muekhir.

Kėta dy emra tregojnė se:
a- Allahu afron kė tė dėshirojė pėr ta mėshiruar dhe pėr ta udhėzuar, e nuk mėshiron dhe udhėzon kė tė dėshirojė. Kėtė e ka pėrmendur imam Neveviu.
b- Allahu ngre atė qė deshiron nė gradėn e njerėzve tė mirė e tė parė dhe ul atė qė dėshiron nga grada e tyre.
Argument ėshtė hadithi qė transmeton Ebu Musa Elesh’ari se Profeti alejhi selam bėnte lutje me kėtė dua: "O Allah mė fal mua gjynahun tim, paditurinė time, teprimin tim nė punėt e mia dhe mė fal atė pėr tė cilan je mė i Ditur sesa unė rreth saj.. O Allah mė fal mua atė qė e kam bėrė serjozisht dhe atė qė e kam bėrė joserjozisht, atė qė e kam bėrė gabimisht dhe atė qė e kam bėrė me dashje e tė gjitha kėto gjenden tek unė. O Allah mė fal mua mėkatet e kaluara dhe mėkatet e vonuara, ata qė i kam fshehur dhe ata qė i kam publikuar dhe ata qė ti i di mė mirė se unė. Ti je El-Mukadim dhe Ti je El-Muah-hir dhe Ti je Fuqishėm mbi ēdo gjė." Transmeton Buhari dhe Muslimi, ky version ėshtė i Muslimit.


97 – السيد Es-Sej’jid,- Zotėruesi.

Transmeton Abdullah ibnu Shekhijrr i cili thotė: "Shkova sė bashku me delegacionin e Beni Amirit, pėr tek i Dėrguari i Allahut alejhi selam dhe i thamė: ti je zotėriu ynė (sej-jidi ynė). Ai tha: Zotėriu ynė (sej-jidi ynė) ėshtė Allahu i Lartėsuar. " Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi dhe Albani e ka saktėsuar hadithin nė “Sahihul Xhamiė”.


98 – الديان Ed-Dej’jan – Ai, qė i shpėrblen krijesat e Tij, pėr punėt e tyre.


Ka thėnė Profeti alejhi selam: "Do tė tubohen njerėzit nė ditėn e gjykimit tė zhveshur, tė pa bėrė sunnet, pa asgjė pastaj Allahu u thėrret me njė zė, qė e dėgjon ai qė ėshtė larg, sikurqė e dėgjon ai qė ėshtė afėr: “Unė jam “El-Melik” (Sunduesi), Unė jam Ed-Dej-jan"
Transmeton Ahmedi dhe Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė i saktė.


99 – الودود El-Ueduud – Dashamirėsi mė i Madh.


Allahu ka thėnė nė Kur’an:
"Dhe Ai ėshtė “El-Gafurru” (Falėsi i Madh), “El-Veduud” Gjithėdashuri pėr robėt e Tij." [El-Buruxh: 14]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
99 Emrat e bukur te All-llahut 81-99
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 99 Emrat e bukur te All-llahut 0-40
» 99 Emrat e bukur te All-llahut 41-80

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Fik'h-
Kėrce tek: