Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 tefsiri ne kohen e HAVARIXHĖve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

tefsiri ne kohen e HAVARIXHĖve Empty
MesazhTitulli: tefsiri ne kohen e HAVARIXHĖve   tefsiri ne kohen e HAVARIXHĖve I_icon_minitime11/10/2008, 10:44 am

HAVARIXHĖT

Pas vrasjes sė Osmanit r.a., shumica e muslimanėve e pranuan pėr halif Aliun r.a.. Mirėpo, me kėtė nuk qenė tė kėnaqur disa nga ashabėt, si : Muaviu, Talha dhe Zubejri, tė cilėt nuk iu nėnshtruan Aliut r.a., para se ky t’i gjente dhe t’i dėnonte vrasėsit e Osmanit r.a.

Me zhvillimin e ngjarjeve, mosmarrėveshjet nė mes kėtyre as’habėve dhe Aliut r.a arritėn kulminacionin me luftėn nė Siffin, nė tė cilėn Aliu r.a. ishte nė prag tė fitores kundėr Muaviut, por Amr ibn Asi bėri njė hile-mashtrim duke vėnė mbi majat e shtizave mus-hafet...

Pėr ta shmangur gjakderdhjen e mėtutjeshme nė mes tė muslimanėve, dikush propozoi njė arbitrazh nė mes dy ushtrive, tė cilin Aliu r.a. e pranoi menjėherė, ngase nuk e shihte tė arsyeshme qė gjaku i muslimanėve tė derdhej kot.

Mirėpo, pranimi i arbitrazhit nga ana e Aliut, futi plasaritjet e para nė ushtrinė e tij, ngase disa nga simpatizuesit e Aliut konsideruan se ai gaboi kur e pranoi arbitrazhin, madje ata shkuan deri aty sa tė akuzonin Aliun r.a. pėr kufėr. Ata, madje sa herė qė e shihnin Aliun, ngrinin zėrat e tyre dhe thėrrisnin: “La hukme il-la Allah - Nuk ka gjykim pos gjykimit tė Allahut”

Pas njė kohe, ata qė gjykuan me kufėr pėr Aliun, dolėn nga radhėt e tij dhe u vendosėn nė fshatin Haruraė afėr Kufės. Nė krye tė tyre ishte Abdullah bin Vehb er-Rrasibiu. Pėr shkak se u larguan, ata u quajtėn - HAVARIXH - tė dalė, tė larguar.

Nuk vonoi shumė dhe nė mes tyre e Aliut u zhvilluan beteja tė pėrgjakshme, nė tė cilat Aliu r.a. doli ngadhėnjimtar, por nuk arriti ta shkatėrronte plotėsisht kėtė fraksion. Ata pas njė kohe, nėpėrmjet Abdurrahman bin Melxhemit, arritėn tė bėnin atentat mbi Aliun r.a. dhe ta vrisnin.[1]

Parimet kryesore tė havarixhėve

Parimet kryesore tė Havarixhėve janė:

1. Sundimi (hilafeti) i Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. ėshtė i vlefshėm, ashtu siē e pranojnė sundimin e Osmanit r.a. nė fillim, mirėpo, sipas tyre, Osmani do tė duhej tė izolohej dhe tė mėnjanohej atėherė kur e ndryshoi rrugėn e dy tė parėve dhe i solli nė postet udhėheqėse tė afėrmit e tij!

2. E pranojnė si tė vlefshėm sundimin e Aliut r.a. deri nė momentin e arbitrazhit tė tij me Muaviun, pas tė cilit arbitrazh, sipas tyre, Aliu bėri kufėr, e me tė edhe tė gjithė ata qė pranuan kėtė gjykim. Po ashtu i fusin nė kufėr edhe ata qė morėn pjesė nė luftėn e ashtuquajtur “lufta rreth devesė”, pastaj dy ndėrmjetėsuesit e arbitrazhit dhe tė gjithė ata qė u pajtuan me rezultatin e tij.

3. Halifi duhet tė zgjidhet nė mėnyrė tė lirė prej muslimanėve, qoftė ai qė duhet tė zgjidhet tė jetė kurejsh apo rob i zi. Imami (prijėsi) nuk bėn tė abdikojė kurrsesi nga froni pasi tė ketė marrė mė parė pėlqimin e masės sė gjerė popullore. Njėkohėsisht imami duhet t’u pėrmbahet me pėrpikėri dispozitave tė Sheriatit islam, se pėrndryshe ėshtė detyrim pėr muslimanėt mėnjanimi i tij nga froni.

4. Puna sipas dispozitave tė Sheriatit ėshtė pjesė e pandashme e imanit. Secili qė kundėrshton kėto ligje tė Allahut, ėshtė kafir-pabesimtar, ndėrsa tė gjitha mėkatet, pa dallim, janė tė mėdha, e ai qė nuk pendohet prej tyre -vdes si kafir!

5. Ėshtė detyrim mosnjohja dhe luftimi kundėr sundimtarit tiran.[2]

Grupet dhe nėnfraksionet e havarixhėve

Me kalimin e kohės, havarixhėt u pėrēanė dhe u ndanė nė disa grupe dhe nėnfraksione, prej tė cilave mė tė njohurat janė: ”El Ezarikah”, “En Nexhdat”, “Es Saferije” dhe “El Ibadije”. Ky fraksion i fundit ėshtė mė i afėrti me parimet e “Ehli Sunneh vel xhema’ah”

Secili grup prej havarixhėve ka mendimet, parimet dhe qėndrimet e veta lidhur me tefsirin e Kur’anit tė famshėm.

Ėshtė interesant se havarixhėt nuk u thelluan aq nė kuptimet e ajeteve kuranore, por u pėrqendruan vetėm nė kuptimet e tyre sipėrfaqėsore, sa pėr t’i arsyetuar mendimet dhe veprimet e tyre.

Ata nė kėtė aspekt shkuan shumė larg, saqė nė radhėt e kafirave i futėn tė gjithė mėkatarėt - pa dallim.!!!

Komentimet e tyre tė cekėta, qė herė-herė kalojnė nė marrėzi, i ka demaskuar mė sė miri Ibnu ebil Hadid nė librin e tij “Sherh Nehxhul Belagah”.

Ja disa prej kėtyre komentimeve tė tyre devijuese dhe banale.

P.sh., kur ata komentojnė ajetin 97 tė kaptinės “Ali Imran”:

وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنْ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْ الْعَالَمِينَ
“Pėr hir tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabesė) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi tek ajo, e kush nuk e beson (nuk e viziton), Allahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit” thonė se ai qė e lė dhe nuk e kryen detyrimin e pestė islam-Haxhin, ėshtė kafir !!! Kjo vėrtet nuk do koment!

Pastaj pėr ajetet 102-105 tė kaptinės “El-Mu’minun”:

فَمَنْ ثقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُوْلَئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ تَلْفَحُ وُجُوهَهُمْ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُون أَلَمْ تَكُنْ آيَاتِي تُتْلَى عَلَيْكُمْ فَكُنتُمْ بِهَا تُكَذِّبُونَ

“E kujt i peshojnė mė rėndė peshojat (veprat e mira), ata janė tė shpėtuarit, ndėrsa atyre qė u peshojnė lehtė peshojat (veprat e mira), ata janė qė humbėn vetveten dhe janė nė Xhehennem pėrgjithmonė. Zjarri do t’ua djegė atyre fytyrat dhe do t’u duken tė shėmtuara brenda tij. (atyre u thuhet) A nuk u janė lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato(por i pėrgėnjeshtruat)?”,

thonė se Vetė Allahu xh.sh. e ka potencuar se gėnjeshtarėt janė kafira, pasi veprat e tyre janė tė shėmtuara![3]

Nė realitet havarixhėt e keqinterpretuan kėtė ajet kuranor ngase kėtu ėshtė fjala ekskluzivisht pėr kafirat e jo pėr besimtarėt mėkatarė. Ata u munduan t’i ndryshojnė kuptimin kėtij ajeti dhe t’ua pėrshtatin mendimeve tė fraksionit tė tyre!

Qė absurdi tė jetė edhe mė i madh, kur i komentojnė ajetet 26 dhe 27 tė kaptinės Nuh:

وَقَالَ نُوحٌ رَبِّ لاَ تَذَرْ عَلَى الأَرْضِ مِنْ الْكَافِرِينَ دَيَّارًا إِنَّكَ إِنْ تَذَرْهُمْ يُضِلُّوا عِبَادَكَ وَلاَ يَلِدُوا إلاّ فَاجِرًا كَفَّارًا

“E Nuhu tha:”O Zoti im, mos lėr mbi tokė asnjė nga jobesimtarėt, sepse, nėse Ti i lė ata, do t’i humbin robėrit e Tu dhe prej tyre nuk lind tjetėr, vetėm tė prishur dhe jobesimtarė!”

ata thonė: “edhe fėmijėt e porsalindur tė fasikėve, dhe ata qė ende nuk kanė lindur, janė po ashtu fasikė dhe lejohet mbytja e tyre nė rast lufte” !!![4]

Kur havarixhėt e komentojnė sipėrfaqėsisht ajetin 10 tė kaptinės En Nisaė:

إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَى ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا

“Ata qė hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e Xhehennemit.”

thonė: “Nėse dikush ha prej pasurisė sė jetimit edhe njė pjesė shumė tė vockėl, do tė hyjė nė zjarr tė Xhehennemit, ndėrsa, nėse dikush e mbyt jetimin apo e pret atė copa-copa, nuk ka kurrfarė pėrgjegjėsie dhe nuk hyn nė Xhehennem, ngase Allahu nuk e ka cekur njė gjė tė tillė nė Kur’an”!!!

Shikoni ēfarė absurdi, ēfarė anomalie dhe ēfarė bastardhimi i fjalės hyjnore tė Allahut xh.sh.!

Disa prej grupeve ekstreme tė cilat i pėrmend Bagdadiu nė veprėn e tij “El Ferk bejnel firek”, siē janė “Mejmunitė” - njė prej grupeve mė ekstreme havarixhe, ai i radhit nė grupet apo fraksionet joislame.Tė tillėt gjatė komentimeve tė disa ajeteve lancuan disa ide tė marra, absurde dhe jologjike, p.sh. kur thonė se lejohet martesa me bijat e fėmijėve (djalit dhe vajzės) dhe me bijat e djemve tė vėllezėrve dhe motrave, ngase, sipas tyre, kėto Allahu xh.sh. nuk i ka cekur fare nė Kur’an nė ajetin e ndalesave martesore!!![5]

Dhe pastaj pėr ajetin 38 tė kaptinės El Maide:

وَالسَّارِقُ وَالسَّارِقَةُ فَاقْطَعُوا أَيْدِيَهُمَا جَزَاءً بِمَا كَسَبَا نَكَالاً مِنْ اللَّهِ

“Vjedhėsit dhe vjedhėses preniu duart, si shpagim i veprės qė bėnė, (kjo masė ėshtė) dėnim nga Allahu...”

thonė se vjedhėsit i duhet prerė dora edhe nėse ka vjedhur pak!!!

Nga dispozitat e jurisprudencės islame-Fikhut dihen fare qartė rregullat se vjedhja deri nė ē’masė kushtėzon prerjen, prandaj komentimi i tillė i ajeteve nė mėnyrė sipėrfaqėsore, na jep tė kuptojmė se havarixhėt as qė e lodhėn mendjen e tyre pėr t’u thelluar nė dispozitat qė nxirren prej ajeteve kuranore, gjė qė nuk pėrkon absolutisht me porositė dhe mesazhet hyjnore tė librit tė Allahut-Kur’anit.

Qėndrimi i havarixhėve ndaj synnetit dhe ixhmait
Havarixhėt qė me komentimet e tyre flagrante dhe sipėrfaqėsore tė ajeteve kuranore, futėn vetėn nė radhėt e tė humburve, futėn duart e tyre edhe nė Synnetin e Resulullahut s.a.v.s. duke sajuar dhe trilluar hadithe apokrife, vetėm e vetėm pėr t’i arsyetuar dhe pėr tė vėrtetuar mendimet dhe qėndrimet e tyre!

Njė shembull i tillė ėshtė edhe hadithi i sajuar prej tyre: “Ju (ymmeti im) do tė pėrēaheni pas meje. Ēka t’ju vijė prej meje, krahasojeni me Librin e Allahut, e ēka nuk pėrputhet (prej fjalėve tė mia) me Kur’anin, ajo nuk ėshtė prej meje”!!![6]

Abdurrahman El Mehdiu thotė se havarixhėt dhe zendikėt e trilluan kėtė hadith pėr tė futur krimbin e dyshimit nė mesin e muslimanėve, kur ėshtė fjala pėr saktėsinė e fjalėve tė Pejgamberit a.s.[7]

Havarixhėt nė disa raste i mohojnė edhe dispozitat fetare qė e kanė burimin nė Synnetin e Pejgamberit a.s., siē ėshtė fjala te “Rrexhmi”- dėnimi me vdekje (mbytja me gurė e lavirit dhe lavires), nėse dėshmohet vepra e tyre me katėr dėshmitarė. Havarixhėt thonė se “rexhmi” nuk ėshtė ligjor pasi qė nuk ėshtė cekur nė Kur’an !!!

Havarixhėt thuajse me qėllim dėshiruan tė harrojnė se Synneti i Pejgamberit a.s. ėshtė burimi i dytė i Sheriatit, i plotfuqishėm dhe i plotvlefshėm, pas tė cilit vijnė “Ixhmai” dhe “Kijasi”, tė cilat si institucione as qė i pranojnė fare !!!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
tefsiri ne kohen e HAVARIXHĖve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TEFSIRI I FUKAHENJVE
» TEFSIRI RACIONAL
» Si ia kaloni kohen e lir ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tefsirė-
Kėrce tek: