Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TEFSIRI RACIONAL

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

TEFSIRI RACIONAL Empty
MesazhTitulli: TEFSIRI RACIONAL   TEFSIRI RACIONAL I_icon_minitime11/10/2008, 11:13 am

TEFSIRI RACIONAL


Tefsiri racional pėrpos katėr burimeve nė tė cilat mbėshtetet tefsiri tradicional qė janė: 1. Kur’ani fisnik; 2. Syneti (hadithet) i Pejgamberit a.s.; 3. Fjalėt e sahabėve dhe 4. Fjalėt e tabiinjve (nėse tė gjithė janė unikė rreth njė ēėshtjeje), nė disa raste mbėshtetet edhe nė komentime racionale (logjike), tė cilat janė mendime dhe ide tė mufesirit, por gjithėsesi tė bazuara nė 4 burimet e theksuara mė parė.

Nė lidhje me kėtė metodė dhe lloj tė komentimit racional - التفسير بالرأى dijetarėt janė ndarė mė dysh; njėri grup e ka ndaluar rrebtėsisht duke u mbėshtetur nė argumente kuranore dhe nė hadithe tė Pejgamberit a.s., kurse grupi tjetėr ka lejuar njė komentim tė tillė, por nėn kushte dhe kritere tė rrepta, tė cilat duhen respektuar nė mėnyrė rigoroze.

Ata qė ndaluan komentimin e Kur’anit nė mėnyrė racionale, mbėshteten mbi faktin se tė komentosh diēka nga Kur’ani sipas mendjes, do tė thotė tė thuash pėr Allahun atė pėr se nuk ke njohuri. Kėtė mendim tė tyre e mbėshtesin nė ajetin 33 tė kaptinės “El-A’raf”:



قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّي الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالْإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَنْ تُشْرِكُوا بِاللَّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَنْ تَقُولُوا عَلَى اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ

“Thuaj Zoti im i ndaloi vetėm tė kėqijat e turpshme, le tė jenė tė hapta ose tė fshehta, ndaloi mėkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa tė drejtė, ndaloi t’i mvishni Allahut shok pa pasur pėr kėtė kurrfarė argumenti, dhe, ndaloi tė thoni pėr Allahun atė qė nuk e dini se a ėshtė e vėrtetė.”

Nė anėn tjetėr kėta dijetarė konsiderojnė se vetėm Pejgamberi a.s. ishte kompetent pėr tė dhėnė sqarime dhe komentime rreth Librit tė Allahut xh.sh., dhe askush tjetėr, ashtu siē thotė edhe ajeti 44 i kaptinės “En-Nahl”:

وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ

“Ty ta zbritėm Kur’anin qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre ..”

Ky grup marrrin si argument pėr moslejimin e komentimit racional edhe hadithin e Pejgamberit a.s.: “Ai qė flet diē rreth Kur’anit sipas mendimit tė tij, edhe nėse ia ka qėlluar, ai ka gabuar.” (Transmetojnė Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Edhe sahabėt kanė qenė rigoroz qė tė mos flisnin diēka rreth ajeteve kuranore nga mendja e tyre si f.v Ebu Bekri kur thotė: “Cila tokė do tė mė mbajė dhe cili qiell do tė mė bėjė hije (do tė mė mbulojė), nėse flas nga mendja ime pėr ndonjė prej ajeteve tė Kur’anit?”

Nė anėn tjetėr, grupi i atyre dijetarėve qė lejuan komentimin racional, natyrisht duke iu pėrmbajtur atyre kritereve tė rrepta, po ashtu kanė argumentet e tyre dhe thonė se:

- Tė menduarit ėshtė njė lloj dijeje a shkence;

- Pejgamberi a.s. ka vdekur dhe nuk e ka komentuar Kur’anin nė tėrėsi (por ka komentuar vetėm atė qė ka qenė e nevojshme pėr nivelin e tė kuptuarit nė atė kohė);

- Ndalesa qė del nga hadithi i theksuar mė lart, ka tė bėjė me ata qė flasin kuturu pėr Librin e Allahut, pa kurrfarė argumenti, por flasin vetėm si ua merr mendja;

- Sahabėt, siē ishte Ebu Bekri ose edhe tė tjerėt, i kanė thėnė ato fjalė thjesht tė shtyrė nga devotshmėria e tyre e pashoqe, dhe nga frika se mos po gabonin diēka gjatė ndonjė komentimi tė Kur’anit.

Grupi i pėrkrahėsve tė komentimit racional, pos kėtyre argumenteve sollėn edhe ajete kuranore nė lidhje me mendimin e tyre si f.v::

كِتَابٌ أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُوْلُوا الْأَلْبَابِ

“ (Ky ėshtė) Libėr i begatshėm, Ne ta shpallėm ty kėtė, qė t’i studiojnė argumentet e tij dhe qė tė marrin mėsime prej tij ata qė kanė mend (logjikojnė).” (Sad, 29)

Pastaj:

وَلَوْ رَدُّوهُ إِلَى الرَّسُولِ وَإِلَى أُوْلِي الْأَمْرِ مِنْهُمْ لَعَلِمَهُ الَّذِينَ يَسْتَنْبِطُونَهُ مِنْهُمْ

“...e sikur t’ia linin atė (pėrhapjen e lajmit) Pejgamberit dhe pėrgjegjėsve tė tyre, ata do tė dinin tė nxjerrnin pėrfundime...” (En-Nisa’ė, 83)

Kėta dijetarė, ndėr tė tjera kanė thėnė: Po tė ishte tefsiri racional i ndaluar, atėherė as ixhtihadi si institucion me rėndėsi tejet tė madhe nė Islam nuk do tė ishte i lejuar.

Nga tėrė kjo qė u tha nė lidhje me komentimin racional, shihet se ekzistojnė dy lloj komentimesh racionale: komentim racional i pėlqyeshėm (mahmud), dhe komentim racional jo i pėlqyeshėm (medhmum).

Komentim i pėlqyeshėm ėshtė kur zbatojmė dhe respektojmė tė gjitha konditat dhe kriteret e pėrcaktuara - Kur’anin, Synetin, Ixhmain, Kiasin etj, kurse komentim racional jo i pėlqyeshėm ėshtė kur bėjmė komentime tė njėanshme, komentime egoiste, tė shtytur nga verbėsia fraksioniste, siē bėnė shiinjtė, nė disa raste edhe mu’tezilėt.

Ē’duhet tė dijė ai qė dėshiron t’i hyjė komentimit tė Librit tė Allahut me metodėn e komentimit racional

Ndonėse dijetarėt islamė kanė lejuar mėnyrėn racionale tė komentimit tė Kur’anit megjithatė ata kanė pėrcaktuan disa kushte dhe kritere tė veēanta, tė cilat assesi nuk bėn tė injorohen, sepse nga realizueshmėria dhe praktikimi i tyre, varet edhe tė gjykuarit nėse ėshtė i vlefshėm dhe i pėlqyeshėm akėcili tefsir apo jo.

Tefsirologėt, pėrcaktuan nė kėtė aspekt hiē mė pak se njohjen e pėpiktė tė psėmbėdhjetė shkencave, tė cilat i numėroi edhe imam Sujutiu nė librin e tij “El Itkan fi Ulumil Kur’an”, qė janė:

1. Njohja e mirė e gjuhės arabe

Me anė tė njohjes sė mirė tė gjuhės arabe, komentuesi arrin tė sqarojė fjalėt e panjohura dhe qėllimin e tyre nė bazė tė pozitės sė secilės sentencė nė fjali. Ėshtė e pamohueshme qė gjuha arabe ėshtė ndėr gjuhėt mė tė pasura nė botė me idioma dhe fjalė e shprehje qė kanė kuptime tė shumta, prandaj ai qė dėshiron njė komentim tė mirėfilltė tė Kur’anit, sė pari duhet tė ketė njohuri tė bollshme rreth kėsaj gjuhe, tė cilėn Allahu xh.sh. e zgjodhi tė jetė gjuhė e mesazhit tė Tij tė fundit drejtuar njerėzimit.



2. Njohja e sintaksės

Kjo shkencė duhet tė njihet patjetėr, sepse sipas rendit tė fjalėve kuptimet e tyre mund tė ndryshojnė, kėshtu qė mosnjohja e kėsaj shkence mund tė shkaktojė keqinterpretime tė ndonjė fjalie kuranore.



3. Njohja e morfologjisė

Me anė tė kėsaj shkence zotėrohen trajtat e fjalėve dhe rregullat e formimit tė fjalėve. Ibn Farisi thotė: “Atij qė i kalon kjo shkencė pa e ditur, atij i ka kaluar e shumta e dijes”, kurse Zemahsheriu thotė: “Prej gabimeve mė tė mėdha nė tefsir ėshtė nėse dikush e komenton ndonjė fjalė kuranore pa e njohur mirė morfologjinė si p.sh. fjala “bi imamihim” nė ajetin 71 tė kaptinės “El-Isra’ė”:

يَوْمَ نَدْعُو كُلَّ أُنَاسٍ بِإِمَامِهِمْ

“(pėrkujto) Ditėn kur do tė thėrrasim secilin njeri me prijėsin (librin, pejgamberin, shėnimet e veprave) e tyre.”

Tė konsiderohet si fjalė e nxjerrė prej fjalės (Ummun – Nėnė) , dhe se, njerėzit do tė thirren nesėr nė Ditėn e Gjykimit me emrat e nėnave tė tyre pa u cekur emrat e etėrve. Natyrisht se ky ėshtė njė komentim i gabuar, i pafalshėm dhe i patolerushėm. Njė gabim tė kėtillė mund ta bėjė vetėm ai qė nuk ka fare njohuri rreth shkencės sė morfologjisė, sepse dihet shumė mirė se fjala (Ummun - Nėnė) kurrė nuk mund tė jetė njėjės i fjalės (Imam – prijės… etj), por ėshtė njėjės i shumėsit (Ummehat – nėnat). [1]



4. Njohja e etimologjisė sė emrave

Kjo shkencė ka rėndėsi dhe peshė tė madhe pėr tefsirologun, sepse nėse rrėnja e njė emri mund tė jetė prej prejardhjeve tė ndryshme, natyrisht edhe kuptimet do tė ndryshojnė si p.sh. nėse fjala “mesiih” ėshtė prej rrėnjės “meseha” apo prej rrėnjės “sejeha”?!



5.6.7. Njohja e tri shkencave tė retorikės: alegorisė , tropeve dhe stilistikės-poetikės

Me anė tė “alegorisė“ njihen specifikat dhe veēoritė e formėsimit tė fjalėve dhe kuptimet e tyre alegorike, me anė tė “tropeve“ njihen specifikat sipas ndryshueshmėrisė sė fjalėve nė sqarimin e argumentit, qoftė ai i dukshėm, qoftė i fshehtė (alegorik), dhe me anė tė “stilistikės-poetikės“ arrijmė tė njohim thurjen e bukur tė fjalive.



8. Njohja e llojeve tė leximit

Njohja e kėsaj shkence ka rėndėsi tė veēantė, sepse me njohjen e llojeve tė leximit shumė lehtė mund tė bėhet dallimi i kiraeteve tė pranueshme dhe tė papranueshme. Nė mesin e dijetarėve njihen 6 lloje tė kiraeteve (leximeve):

1. El Mutevatir

2. El Mesh’hur

3. El Ahad

4. Esh Shadh-dh

5. El Mevdu’ė

6. El Muderrexh.

Dy kiraetet e para: “El Mutevatir” dhe “El Mesh’hur”, janė tė pranuara, lexohet dhe punohet me to, kurse katėr tė tjerat nuk i plotėsojnė kushtet e parapara pėr tė qenė kiraete tė pranuara.



9. Njohja e Ilmul Kelamit

Me anė tė kėsaj shkence komentuesi mund tė argumentojė lidhur me faktin qė pėrkon me Njėsinė e Allahut xh.sh., pėr cilėsitė e Tij, pėr Ditėn e Gjykimit dhe pėr shumė ēėshtje tė tjera me rėndėsi tė cilat hyjnė nė fushėn e kėsaj shkence.



10. Njohja e Usuli-Fikhut

Me anė tė kėsaj shkence arrihet tė njihet nxjerrja e dispozitave nga ajetet kuranore, pastaj tė njihen nocionet “Am” e “Has”, “Itllak” e “Takjiid”, “Ixhmal” e “Tebjiin” etj, pa njohjen e tė cilave as qė mund tė fillohet komentimi i Kur’ani Kerimit.



11. Njohja e shkaqeve tė zbritjes

Me njohjen e mirė tė kėsaj shkence komentuesi i Kur’anit, nė mėnyrė tė pėrpiktė, ka para vetes njė pasqyrė reale pėr secilin ajet se ku, pėr kė dhe pėrse ka zbritur.



12. Njohja e rrėfimeve kuranore

Njohja e kėtyre rrėfimeve nė detaje, ėshtė njė ndihmesė e madhe pėr komentuesin, ngase Kur’ani disa prej rrėfimeve i ka cekur vetėm shkurtimisht dhe nė mėnyrė sipėrfaqėsore.



13.Njohja e ajeteve derroguese dhe atyre tė derroguara (nasih dhe mensuh)

Po ashtu edhe njohja e kėsaj shkence ka rėndėsi tė madhe, pasi me anė tė saj dihet se cilat ajete janė “muhkem” - ajete tė cilėt pėrmbajnė dispozita qė duhen zbatuar. Nė tė kundėrtėn, mosnjohja e kėsaj shkence mund tė sjell nė situata qė komentuesi tė japė ndonjė koment apo fetva tė gabuar duke marrė pėr argument ndonjė prej ajeteve tė derroguara, qė ėshtė njė humbje e qartė.



14.Njohja e mirė e haditheve sqaruese rreth disa ajeteve

Njė njohuri e tillė komentuesve ua lehtėson punėn, sepse pas Kur’anit qė ėshtė vetė sqaruesi mė i mirė i Kur’anit (komentimi i Kur’anit me Kur’an), Hadithi-Syneti i Pejgamberit a.s. vjen menjėherė i dyti si sqarues dhe komentues mė i mirė i Kur’anit.



15. Afiniteti i dhuruar nga ana e Allahut xh.sh.

Kjo ėshtė njė dhunti qė Allahu xh.sh. i jep atij dijetari musliman i cili punon me pėrkushtim e sinqeritet me atė qė di, nė lartėsimin e Islamit dhe Fjalės sė Allahut tė Plotfuqishėm. Vetė Allahu xh.sh. pohon njė gjė tė tillė kur nė Kur’an:

وَاتَّقُوا اللَّهَ وَيُعَلِّمُكُمْ اللَّهُ

“ Kinie frikė Allahun, se Allahu u dhuron dituri ...” (El-Bekare 282).

Kėtė konstatim mund ta nxjerrim edhe nga njė hadith i Pejgamberit a.s.: “Ai qė punon me atė qė di, Allahu do t’i dhurojė njė dije tė cilėn s’e ka ditur mė parė”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male Numri i postimeve : 104
Age : 34
Vendi : New Orleans
Humor : rasim thaqi leci
Reputacioni : 0
Registration date : 16/08/2008

TEFSIRI RACIONAL Empty
MesazhTitulli: Re: TEFSIRI RACIONAL   TEFSIRI RACIONAL I_icon_minitime11/10/2008, 11:40 am

shukran
barekAllahu teala
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://icq-grup.n-stars.org
 
TEFSIRI RACIONAL
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TEFSIRI I FUKAHENJVE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tefsirė-
Kėrce tek: