Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ndihma e shpejtė, si ta japim atė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

ndihma e shpejtė, si ta japim atė Empty
MesazhTitulli: ndihma e shpejtė, si ta japim atė   ndihma e shpejtė, si ta japim atė I_icon_minitime11/10/2008, 11:44 am

ndihma e shpejtė, si ta japim atė


--------------------------------------------------------------------------------
Ushtrimet dhe rekomandimet e specialistėve pėr tė gjithė njerėzit.

Tė gjithė njerėzit mund tė gjenden nė njė situatė aspak tė pėrshtatshme, e cila lidhet me humbjen e ndjenjave tė njė afėrmi, reaksionin e medikamenteve tė ndryshme (kryesisht penicilina), apo edhe gjakderdhje e madhe qė nuk pushon. Por vetėm njė pjesė shumė e vogėl di se si tė reagojė pėrballė kėtyre situatave, tė cilat, pėrveēse nuk janė aspak tė kėndshme, mund tė venė nė rrezik edhe jetėn e tė afėrmve, miqve etj. Pikėrisht pėr kėtė arsye gazeta boton ushtrimet kryesore qė duhen kryer nė raste emergjente.

Frymėmarrja gojė mė gojė:

Kur nuk ka ngritje e ulje tė gjoksit, e ju nuk ndjeni lėvizje nga ajri i nxjerrė, atėherė menjėherė filloni frymėmarrjen nga goja: Uleni viktimėn nė kurriz nė njė sipėrfaqe tė fortė. Pastroni gojėn nga tė vjellat, materiale tė huaja e nga dhėmbėt false (protezat). Hapni rrugėt e frymėmarrjes, me dy gishta (tregues e tė mesit) nga poshtėė mjekrės dhe ngrijani kokėn pacientit. Njėkohėsisht dorėn tjetėr duhet ta vini mbi ballė pėr t`ja shtyrė kokėn nga pas. Pra kėndi duhet tė jetė 90 gradė. Viza nga mjekra te veshėt duhet tė jetė pingul me dyshemenė. Hapi i tretė qė duhet tė bėni ėshtė t'i mbyllni hundėn (me dorėn qė kishit nė ballė, tjetra vazhdon tė rrijė nėn mjekėr). Merr frymė thellė, jepi frymė shpejt. Kontrollo pulsin. Nėse ka puls, vazhdoni pėrsėri, pra, dy frymėdhėnie tė shpejta njė pas njė, por pauzat duhet tė ndahen me 5 sekonda. Pas ēdo frymėdhėnie, kthehu e shiko a po lėviz gjoksi, dėgjo pėr zhurmėn e ajrit qė del nga goja e viktimės. Vazhdo, deri sa viktima fillon tė marrė frymė, a deri sa tė vijė ndihma mjekėsore.

Kompresion kardiak (shtypja e zemrės)

Kjo teknikė pėrdoret sė bashku me frymėmarrjen gojė mė gojė, pėr tė vazhduar lėvizjen e gjakut nga njė zemėr qė ka pushuar, normalisht duhet bėrė nga dikush i trajnuar pėr kėtė problem. Kompresioni kardiak konsiston nė shtypjen e gjoksit (nė qendėr) tė viktimės me 80 kompresione/minutė (pėr tė rriturit).
15 shtypje/2 frymėdhėnie.
Si e dimė se a ka ndaluar zemra? Kontrollojmė pulsin. Zakonisht nė qafė (nga tė dy anėt) janė dy arterie (damarė) qė quhen arterie karodite. Nėse puls nuk ka, vazhdo kompresionin. Pozicioni i sigurisė, ėshtė pozicioni mė i sigurtė pėr njė tė shpėtuar nga mbytja ose pėr njė qė ka humbur ndjenjat, kjo mėnyrė lejon qė personi tė marrė frymė me lehtėsi, dhe parandalon mbytjen e tij nga tė vjellat. Njė viktimė nga overdoza duhet vėnė nė kėtė pozicion, kur ndihma e parė urgjente nuk ėshtė e nevojshme (p.sh gojė mė gojė- frymėmarrje) e kur nuk ka dyshim pėr shok. Vini viktimėn pėrmbys (me bark nė dysheme) hapini njėrėn kėmbė e pėrkuljani atė. Kthejani kokėn anash e ēojani pak lart, qė rrugėt e ajrit tė jenė tė hapura, veni dorėn e viktimės nėn mjekėr (qė ta mbajė kokėn nė kėtė pozicion) dhe nė fund mbulojeni pėr ngrohtėsi.

Praktikisht

Jeni prezent nė njė krizė epileptike/ose disa tipe barnash provokojnė dridhje, veproni kėshtu: Mos tentoni ta mbani personin, mos tentoni tė fusni asnjė gjė nė gojėn e tij. Sigurohu qė ai nuk ka dėmtime, duke e larguar nga objektet e rrezikshme/mobiliet etj. Kur dridhjet/konvulsionet mbarojnė, vėreni nė pozicionin e sigurisė. Kurse nė rastin e njė reaksioni nga barnat, ose shoku anafilaktik qė vjen nga njė alergji tepėr e rėndė nga njė ilaē (p.sh penicilina) ka njė mėnyrė tjetėr veprimi. Presioni i gjakut bie nė mėnyrė dramatike dhe rrugėt e ajrit mund tė ngushtohen. Reaksioni ndodh disa minuta pas marrjes sė ilaēit, zakonisht simptomat janė: Zbardhje, humbje ngjyrė, shtrėngim nė gjoks, vėshtirėsi nė frymėmarrje. Tė skuqura (nė formė pullash e njollash),fryrje faciale, kolaps, pra humbje ndjenjash. Duhen marrė kėto masa:
Fillimisht sigurohu qė personi po merr frymė. Nėse frymėmarrja ka ndaluar, menjėherė fillo frymėmarrjen gojė mė gojė. Nėse ka frymėmarrje normale, vendose nė kurriz, me fytyrė lart, kėmbėt ngrihen mbi nivelin e zemrės, pėr tė siguruar nivel adekuat tė qarkullimit tė gjakut. Pėrdor njė stol, kuti a jastėk pėr tė mbėshtetur kėmbėt. Mbuloje personin me batanije a rroba dhe telefono pėr ndihmė mjekėsore. Mos jepni asgjė nga goja.

Kėshilla

1- Rekomandohet qė ushtrimet pėr dhėnien e ndihmės sė shpejtė duhet tė shkruhen nė njė letėr tė madhe dhe tė vendosen nė dhomėn e gjumit.
2- Ato duhet tė praktikohen herė pas here me njerėzit e afėrm tė familjes, qoftė edhe me fėmijėt
3- Ndihma e shpejtė jepet nė gjithė ato raste kur personi humbet ndjenjat, ka gjakderdhje tė madhe dhe helmohet
4- Gjithashtu ndihma e shpejtė mund tė merren nė kushtet e shtėpisė edhe nė rast se tė kanė bėrė reaksion barnat, veēanėrisht penicilinat
5- Pėr tė gjitha rastet ėshtė e nevojshme qė personit t'i matet pulsi dhe temperatura
6- Gjithashtu domosdoshmėrisht, pas dhėnies sė ndihmės sė parė i sėmuri duhet dėrguar tek specialisti.

Ndihma e shpejtė

Hemoragjia, me dy gishta ndalon gjakderdhjen
Pėr tė ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishėm dy buzėt e plagės me anė tė dy gishtave tė mėdhenj. Pastroni plagėn pėrreth, duke u kujdesur tė mos ngacmoni gjakun e mpiksur nė tė. Mbajeni tė shtypur pjesėn e gjakosur me rroba ose me njė copė pambuk tė pastėr dhe lidheni. Nėse rrjedhja nuk pushon shtrėngoni fort me dorė ose me fashaturė tjetėr.

Helmimi, qumėsht pėr ta "shpėlarė" organizmin
Nėse i dėmtuari ėshtė pa ndjenja pėrdorni vetėm frymėmarrjen artificiale. Ata qė janė tė ndėrgjegjshėm se janė dėmtuar nga helme gėrryese qė shkatėrrojnė indet (siē janė acidet, etj.) tė pinė sasi tė mėdha qumėshti. Nė rastet e helmimeve me ilaēe gjumėdhėnėse ose qetėsuese duhet provokuar vjellja, duke ngacmuar fytin.

Uje te ftohte dhe amoniak pėr te fiktit
Uleni personin qė i merren mendtė. Lagini fytyrėn me ujė tė ftohtė. Ulni kokėn mė poshtėė se gjunjėt. Nėse humbet ndjenjat shtrijeni pėr tokė, i ktheni kokėn anash dhe jepini tė nuhasė amoniak. Nėse gjendja nuk pėrmirėsohet, mbajeni nė qetėsi absolute dhe njoftoni mjekun.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
ndihma e shpejtė, si ta japim atė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Mjekėsia-
Kėrce tek: