Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE Empty
MesazhTitulli: TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE   TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE I_icon_minitime11/10/2008, 10:36 am

TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE



Allahu xh.sh. i zbriti Kur’anin famėlartė tė Dėrguarit tė Tij, udhėzim tė qartė dhe dritė e cila do t’i ndriēojė rrugėt e njerėzimit deri nė Ditėn e Gjykimit.

I Plotfuqishmi e urdhėroi tė dėrguarin e Tij qė kėtė Kur’an t’ua sqaronte shokėve dhe ymetit tė tij, kur i thotė:

وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ
“…Ty ta zbritėm kėtė Kur’an, t’ua shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė” (En-Nahl, 44), dhe

يَاأَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ وَإِنْ لَمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنْ النَّاسَِ
“O ti i dėrguar! Komunikoje atė qė t’u zbrit prej Zotiti tėnd, e nėse nuk e bėn (kumtimin nė tėrėsi), atėherė nuk e ke kryer misionin (revelatėn). Allahu tė garanton mbrojtjen prej njerėzve (prej armiqve).” (El-Maide, 67).

Dhe vėrtet i Dėrguari i Allahut e zbatoi nė praktikė dhe iu pėrmbajt besnikėrisht kėtij urdhri hyjnor. Ai e pranoi shpalljen hyjnore pėr plot 23 vjet, dhe ishte shumė i vėmendshėm qė, ēdo paqartėsi qė paraqitej aty-kėtu rreth kuptimit tė drejtė tė ndonjė fjale a ajeti, t’ua sqaronte ashabėve tė tij menjėherė. Ashabėve ua sqaroi kuptimet e Kur’anit aq sa ata kishin nevojė, nė tė shumtėn e rasteve disa paqartėsi rreth kuptimit tė ndonjė ajeti. Kjo pra nuk nėnkupton se Muhammedi a.s. e sqaroi dhe e komentoi tėrė Kur’anin, por e sqaroi vetėm atė qė ishte e nevojshme pėr t’u kuptuar, dispozita tė cilat pastaj ashabėt i jetėsonin nė praktikėn e tyre tė pėrditshme.

Ashabėt e Resulullahit ishin njerėzit mė tė privilegjuar e mė tė zgjedhur tė kėtij Ymeti, meqenėse patėn rastin ta shoqėronin njeriun mė tė madh tė njerėzimit- Muhammedin a.s., tė cilin Allahu xh.sh. e dėrgoi udhėzues dhe mėshirė pėr botėn mbarė.

I Lartmadhėrishmi, i ka lavdėruar ashabėt e Resulullahut s.a.v.s. nė Kur’an kur thotė:

مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاءُ بَيْنَهُمْ

“Muhammedi ėshtė i dėrguar i Allahut, e ata qė janė me tė (ashabėt) janė tė ashpėr kundėr jobesimtarėve, janė tė mėshirshėm ndėrmjet vete…” (El-Fet-h, 29), dhe:

كُنْتُمْ خَيْرَ أُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ

“Ju jeni populli mė i dobishėm, i ardhur pėr tė mirėn e njerėzve, tė urdhėroni pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni Allahun.” , (Ali Imran, 110)

Kurse i Dėrguari i Allahut pėr shokėt e vet ka thėnė: “Mos i shani ashabėt e mi, mos i shani ashabėt e mi, se pėr Atė nė Dorėn e tė Cilit ėshtė jeta ime, nėse ndonjė prej jush do tė jepte (shpenzonte) sasi tė arit sa kodra e Uhudit, nuk do tė arrinte mirėsinė e ndonjėrit prej tyre, madje as sa gysmėn e tyre.”[1]

S’ka dyshim qė ashabėt e Pejgamberit a.s. pėrgjithėsisht i kuptonin tė shumtėn e ajeteve kuranore dhe dispozitat qė dilnin nga kėto ajete, megjithėse kur ėshtė fjala pėr kuptimin e pėrpiktė tė disa ēėshtjeve tė fshehta kuptimore, ata kishin nevojė pėr sqarime shtesė dhe mė tė hollėsishme, pėr se drejtoheshin menjėherė tek i Dėrguari i Allahut. Atyre nuk u mjaftonte vetėm tė kuptonin fjalėt e Kur’anit, sepse, siē dihet, fjalėt kuranore nė kontekste tė ndryshme, po ashtu japin shpjegime dhe kuptime tė ndryshme.

Madje nė lidhje me kėtė, librat e tefsirit dhe ata tė shkencave kuranore, kanė regjistruar mospajtime nė mendimet e dijetarėve.

Kėshtu shohim se Ibni Halduni nė “Mukaddimen” e tij thotė: “Kur’ani zbriti nė gjuhėn e arabėve, nė formėn e retorikės sė tyre, kėshtu qė tė gjithė ata i kuptonin dhe i dinin kuptimet e fjalėve dhe mėnyrat e konstruksionit tė tyre”[2]

Ky mendim i Ibni Haldunit mendojmė qė ėshtė vlerėsim tepėr i lirė dhe i papeshuar mirė, sepse nuk ishin tė gjithė ashabėt nė tė njėjtin nivel tė dijes dhe tė tė kuptuarit tė gjuhės sė Kur’anit. A nuk i kanė regjistruar librat fjalėt e Omerit r.a., tė cilat i transmeton Ebu Abide nė “El-Fedail” nga Enesi r.a. tek thotė: Njė ditė, derisa Omeri r.a. ishte nė minber duke lexuar ajetin e 31 tė kaptinės Abese: “ Ve fakiheten ve ebba” – “Dhe pemė e kullosa”, tha: fjalėn “fakiheten”-“pemė” po e kuptojmė, po a thua ē’kuptim ka fjala “ebba”?!

Atėherė Omeri iu kthye vetvetes duke thėnė: “Vėrtet kjo ėshtė ngarkesė pėr ty, o Omer.”[3]

Pastaj ėshtė edhe nė njė rast tjetėr, tė cilin e ka regjistruar po ashtu Ebu Abide nėpėrmjet Muxhahidit e ky nga Ibni Abbasi, tė ketė thėnė: “Nuk e dija kuptimin e fjalės “Fatir” nė ajetin (Fatiru-s-semavati vel erd…)- (Esh-Shura, 11), derisa nuk erdhėn dy beduinė tek unė pėr t’ua dhėnė njė fetva, tė cilėt po grindeshin rreth pronėsisė sė njė pusi me ujė. Njėri prej tyre thoshte: “Ene fetartuha”- “Unė ia kam filluar i pari”, ndėrsa tjetri thoshte: “Ene ibtede’tuha”- “Unė ia kam filluar i pari”.[4]

Nėse Omeri r.a. nuk e dinte kuptimin e fjalės “ebba”, kurse komentatori mė i famshėm i Kur’anit, Ibni Abbasi, nuk e dinte kuptimin e fjalės “Fatir”, atėherė ashabėt e tjerė sigurisht qė kanė pasur edhe mė shumė paqartėsi tė tilla, prandaj mund tė themi edhe njė herė se fjalėt e Ibni Haldunit, duken pa vend dhe mendime tepėr tė lira, nė lidhje me tė kuptuarit e Kur’anit nga ashabėt.

Ja se ē’mendim tė kundėrt me Ibni Haldunin ka dhėnė Ibni Kutejbe, i cili jetoi me shekuj para Ibni Haldunit: “Arabėt nuk janė tė njėjtė nė tė kuptuarit e fjalėve tė paqarta dhe me kuptime tė shumta tė Kur’anit, por dikush prej tyre ėshtė mė i ngritur se tjetri, dhe si tė tillė e plotėsojnė njėri-tjetrin”


BURIMET E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E SAHABĖVE
Nė kohėn e ashabėve, me tė cilėn nėnkuptohet koha pas vdekjes sė Resulullahut s..a.v.s., burime tė Tefsirit ishin:

1. Kur’ani fisnik

2. Syneti (Hadithi) i Pejgamberit a.s.

3. Fjalėt e ashabėve nga ixhtihadi i tyre personal, dhe

4. Transmetimet nga pjesėtarė tė “Ehli Kitab-it” qė kishin pranuar Islamin



VEĒORITĖ E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E SAHABĖVE
Tefsiri nė kohėn e ashabėve dallohej me disa veēori ndėr tė cilat dijetarėt kanė numėruar:

- Nė kohėn e ashabėve, Kur’ani nuk ėshtė komentuar nė tėrėsi, por ėshtė komentuar vetėm ajo qė ishte mė e vėshtirė pėr t’u kuptuar. Atyre u mjaftonte kuptimi i pėrgjithėsuar rreth ndonjė dispozite pa hyrė nė detaje mė tė hollėsishme. Shembull tė tillė kemi rastin e Omerit r.a. tė cilin e kemi cekur mė parė rreth kuptimit tė fjalės “ebba”- “kullosa”. Ai konsideroi se tė zgjeruarit nė njohjen mė tė thellė tė kuptimit tė kėsaj fjale ishte ngarkesė pėr tė, prandaj i mjaftoi tė kuptonte se fjala ishte pėr njė mirėsi prej mirėsive tė shumta tė Allahut xh.sh. ndaj njeriut.

- Nė mesin e sahabėve kishte shumė pak mospajtime nė tė kuptuarit e domethėnieve tė Kur’anit, sepse shumica prej tyre ishin njohės shumė tė mirė tė gjuhės sė pastėr arabe. Po ashtu nė mesin e tyre nuk kishte kurrfarė zilie a xhelozie nėse ndonjėri ishte mė i ditur se tjetri nė ndonjė ēėshtje tė caktuar fetare. Ata mendimin e tjetrit e pranonin pa hezitim, kur u flente nė zemėr

- Tefsiri si shkencė e veēantė, nuk ishte mbledhur e as shkruar, por pėrcillej nė formė gojore si nė formė tė haditheve nga Resulullahu s.a.v.s.

- Ashabėt shumė pak u drejtoheshin pjesėtarėve tė “Ehli Kitab-it” pėr ndonjė sqarim nga librat e tyre tė shenjtė[5], por, edhe kur merrnin diēka prej tyre, ishin shumė tė vėmendshėm qė ai transmetim tė ishte nė pėrputhshmėri me Kur’anin dhe Synetin.

Ata gjithmonė nė mendje kishin fjalėt e Resulullahut rret kėtyre tregimeve israilite, kur i kishte porositur ashabėt: “Mos u besoni e as mos i pėrgėnjeshtroni ēifutėt, por thoni Ne besojmė nė Allahun dhe nė atė qė na ėshtė zbritur”

- Mendimet e sahabėve reth ndonjė dispozite juridike ishin mė tepėr mendime kolektive (ixhma’ė) tė dala nga konsultimi i ndėrsjellė sesa mendime individuale. Bejheki nė Sunenin e tij ka regjistrua fjalėt e Mejmun bin Mehranit tė ketė thėnė: “Nėse Ebu Bekrit i paraqitej ndonjė ēėshtje pėr ta zgjedhur, shikonte sė pari nė mos gjente zgjidhje nė Kur’an, nėse jo, atėherė shikonte nė hadithet e Resulullahut, e nėse as kėtu nuk gjente atė pėrgjigje, atėherė i konsultonte ashabėt e tjerė dhe i pyeste: A mos dini nėse Resulullahu e ka zgjidhur ndonjėherė kėtė ēėshtje. Ndodhte qė dikush t’i thoshte se po, i Dėrguari i Allahut ka vepruar nė kėtė rast kėshtu e kėshtu, dhe ai menjėherė e pranonte atė zgjedhje si tė kryer, e nėse pėrgjigjja ishte negative, atėherė ai mblidhte sahabėt mė tė mėdhenj e mė tė ditur dhe i konsultonte lidhur me atė ēėshtje. Vetėm pasi e merrnin vendimin sė bashku, atėherė gjykonte.[6]

Tė njėjtin veprim e bėnte edhe Omeri r.a. nė kohėn e sundimit tė tij



VLEFSHMĖRIA DISPOZITIVE E TRANSMETIMEVE NGA ASHABĖT
Dijetarėt islam, pa dallim, pajtohen rreth faktit se pas Resulullahut s.a.v.s, mė meritorėt dhe mė tė denjėt pėr tė komentuar Kur’anin fisnik ishin ashabėt e tij. Kjo nga shkaku se ata ishin dėshmitarė tė drejtėpėrdrejtė tė Shpalljes hyjnore, dhe nė tė shumtėn e rasteve dinin edhe shkakun e zbritjes sė ajeteve kuranore. Arsyeja tjetėr e besueshmėrisė sė transmetimeve nga ata ishte se ata, kurrė nuk jepnin ndonjė komentim pa pasur mbėshtetje nė Kur’an ose Sunnet. Janė tė njohura mendimet e tyre tė shprehura reth komentimeve tė ajeteve kuranore, nė ēka ishin shumė tė kujdesshėm qė sa mė shumė t’i iknin mendimeve tė tyre personale. Njė gjė e tillė erdhi nė shprehje, vetėm pasi tokat islame u zgjeruan nė atė masė, qė sahabėt u desh tė shpėrnguleshin gjthandej, qė njerėzve t’ua shpjegonin Islamin burimor.

Megjithatė nė mesin e dijetarėve hasim mospajtime dhe mendime tė ndryshme rreth hukmit tė transmetimit nga sahabiu, tė nxjerrė nga ixhtihadi i tyre personal.

Grupi i parė shkon nga ajo se transmetimet e ashabėve nga ixhtihadi i tyre personal e kanė gradėn:”Mevkuf”, qė do tė thotė se ai ėshtė mendim i tij i lirė, dhe meqenėse nuk ėshtė fjalė e dėgjuar nga Resulullahu s.a.v.s., ai mendim mund tė jetė i saktė ose jo i saktė.

Kurse grupi i dytė shkojnė nga fakti se komentimet personale tė ashabėve janė argumente tė pakontestueshme, duke u mbėshtetur na atė se ata ishin njerėzit mė tė afėrt me Pejgamberin a.s., ishin njerėz tė dashur tek Allahu xh.sh., ishin pjesėmarrės tė betejave mė tė lavdishme tė historisė islame, por nė tė njėjtėn kohė, mendjet e tyre ishin tė ndritura dhe shumė herė tė inspiruara nga nektari hyjnor, siē ishte rasti i Omerit r.a., propozimet e tė cilit, i kishte pėlqyer edhe vetė i Plotfuqishmi, duke sjellė edhe ajete dispozita siē ishte rasti i robėrve tė Bedrit, i mbulesės sė grave tė Resulullahuts.a.v.s, dhe marrja e “Mekami Ibrahim”, si vendfalje.

Nė lidhje me kėtė Hakimi nė “Mestedrekun” e tij thotė: “Le ta dijė ēdo studjues i hadithit se tefsiri (komentimi) i sahabiut i cili ka qenė dėshmitar i Shpalljes, sipas kritereve tė dy dijetarėt (aludon nė Buhariun dhe Muslimin) e ka gradėn (shkallėn) e hadithit “musned.”[7]

Pėr tė qartėsuar kėto pozicione mund tė konkludojmė se:

- Komentimi i sahabiut e ka gradėn “merfu’ė” vetėm nėse ai transmetim ndėrlidhet me ndonjė shkak tė zbritjes sė ndonjė ajeti tė caktuar, ose ai komentim nė tė cilin komenti i lirė nuk zė vend, ndėrsa nė atė komentim qė shfaqet edhe mendimi i tij, bazuar nė ixhtihad, pa e mbėshtetur atė mendim nė ndonjė nga thėniet e Pejgamberit a.s., atėherė ai komentim i tij i nėnshtrohet mundėsisė sė tė qenit mendim i saktė ose jo.

- Komentimi personal i ndonjė sahabiu, ka njė gradė tė veēantė respekti, nėse ai nuk del jashtė kornizave kuranore ose tė Synetit, sidomos nėse ka tė bėjė me ndonjė komentim gjuhėsor, sepse ashabėt vėrtet ishin njerėzit mė tė aftė pėr gjuhėn nė tė cilėn kishte zbritur Kur’ani. Shembull mė tė mirė pėr kėtė kemi Ibn Abbasin, i cili shquhej me diturine e tij tė thellė kur shumė fjalėve kuranore, u gjente mbėshtetje edhe nė poezinė arabe.

- Ndėrsa sa i pėrket vlerės sė tefsirit tė sahabiut do tė sjellim mendimin e Ibn Tejmijes i cili thotė: “Nėse dikush pyet se cila mėnyrė e komentimit ėshtė mė e mira, atėherė pėrgjigjja ėshtė: Rruga dhe mėnyra mė e saktė ėshtė tė komentuarit e Kur’anit me Kur’an, sepse ēka ka mbetur e paqartė nė ndonjė ajet, ėshtė sqaruar nė njė ajet tjetėr, ēka ka mbetur sqarim i shkurtėr nė njė vend, ėshtė sqaruar mė gjerėsisht nė njė vend tjetėr. Nėse nė Kur’an nuk gjen mė ajete tė tilla sqaruese, atėherė ktheju Synetit (hadithit) sepse ai ėshtė sqaruesi mė i mirė i Kur’anit. Madje nė lidhje me kėtė, imam Shafiu ka thėnė: “Ēdo gjė me tė cilėn ka gjykuar i Dėrguari a.s., ėshtė nga ajo qė ai e ka kuptuar prej Kur’anit”. Pastaj nėse nė Kur’an dhe Synet nuk gjejmė komentim nė lidhje me ndonjė ēėshtje, atėherė kthehemi tek fjalėt e ashabėve, sepse kėta, pas dy burimeve tė para, ishin njohėsit mė tė mirė lidhur me ēėshtjet e Librit tė Allahut, sidomos dijetarėt dhe mė tė mėdhenjtė prej tyre.”[8]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
TEFSIRI NĖ KOHĖN E SAHABĖVE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TEFSIRI I FUKAHENJVE
» TEFSIRI RACIONAL
» Si ia kaloni kohen e lir ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tefsirė-
Kėrce tek: