Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 29
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta Empty
MesazhTitulli: Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta   Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta I_icon_minitime10/10/2008, 7:57 pm

1. Fitoret e ushtrisė sė Skėnderbeut nė vitet 1462-1465

kruja-muzeu.jpg (133042 octets)Pas humbJes sė rėndė qė pėsuan osmanėt nė betejen e Ujė Bardhės, mė 1457, ushtritė osmane i ndėrprenė pėr disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare.

Gjatė kohės sė ekspeditės shqiptare nė Itali u nėnshkrua edhe njė armėpushim me osmanėt.
Mė 1462, pasi u kthye nga Italia, Skėnderbeu shpartalloi njėrėn pas tjetrės tri ushtri. Tė parėn, tė komanduar nga Sinan Beu, e shpartalloi nė Moker tė Dibrės, kurse tė dytėn pranė qytetit tė Ohrit dhe zuri rob edhe komandantin e saj, Hasan Beun.

Gjatė rrugės sė kthimit pėr nė Krujė, Skėnderbeut i erdhi lajmi pėr ushtrinė e tretė, drejt sė cilės ai u nis menjėherė dhe e shpartalloi atė nė afėrsi tė Shkupit. Gjatė vitit 1462 shqiptarėt u ndeshėn edhe me njė ushtri tjetėr nė fushėn e Livadhit pranė Ohrit.

Pas njė ndėrprerjeje gati 2-vjeēare, luftimet rifilluan nė gusht tė vitit 1464, me shpartallimin e plotė pranė Ohrit tė ushtrisė sė komanduar nga Sheremeti. Pas kėsaj Sulltan Mehmeti II ia ngarkoi drejtimin e ushtrisė kundėr shqiptarėve sanxhakbeut tė Ohrit, Ballaban Pashes, qė ishte me origjinė nga Mati, i edukuar qė nė femijėri, (kur qe rrėmbyer nga osmanėt) me besnikėri ndaj sulltanit.

Gjatė vitit 1465 u zhvilluan njė sėrė betejash me Ballabash Pashėn. Nė betejėn e parė, nė fushėn e Vajkalit tė Bulqizės, ndonėse Ballabani u mund, ai arriti tė kapte me pusi disa komandantė tė ushtrisė shqiptare ndėr tė cilėt edhe Moisi Arianitin (Golemin), tė cilėt u ekzekutuan mizorisht duke i rrjepur tė gjallė. Betejat e tjera u zhvilluan nė Oranik tė Dibrės e nė fushėn e Vajkalit tė Bulqizės dhe pėrfunduan me humbjen e forcave tė Ballabanit.

Pas kėtyre disfatave, Ballaban Pasha mendoi t’i godiste forcat e Skėnderbeut njėkohėsish me dy ushtri nga dy drejtime. Duke qenė nė dijeni tė kėtij plani, Skėnderbeu veproi me shumė shpejtėsi dha arriti tė shpartallonte nė fushėn e Vajkalit, sė pari, ushtrinė komanduar nga vetė Ballabani, dhe pas saj, nė fushėn e Kasharit, ushtrinė e Jakup Beut, kur ishte nė marshim.

Pas kėtyre betejave tė njėpasnjėshme, sulltan Mehmeti II mendoi sė shqiptarėt ishin shumė tė lodhur dhe nuk do tė mundnin tė pėrballonin goditjen vendimtare qė ai kishte projektuar.


2. Mbrojtja Heroike e Krujės gjatė Rrethimit II dhe tė III (1466-1467)

kruja0.jpg (85060 octets)Nė Maj tė vitit 1466, nė krye tė tė gjithė forcave ushtarake tė Perandorisė Osmane, qė arrinin 150 mijė ushtarė, Mehmeti II iu drejtua viseve tė lira shqiptare, duke ndjekur rrugėn e vjetėr Egnatia.

Pėrballė taktikės sė pėrdorur nga Skėnderbeu, sulltani e ndau ushtrinė vet nė dy pjesė, njėra, e pajisur mė artileri, e me tė gjitha mjetet e tjera tė kohės rrethoi Krujėn, mbrojtėsit e tė cilės i komandonte Tanush Topia, kurse tjetra duhej tė ndiqte e tė asgjėsonte ushtrinė shqiptare e ēetat e shumta qė luftonin jashtė mureve tė Krujės.

Kudo qė luftuan luftėtarėt shqiptarė, si sulmues nėn drejtimin e Skėnderbeut, nėpėr ēetat ose si mbrojtės tė kėshtjellės, treguan trimėri e heroizėm tė papėrshkruar qė la mbresa tė pashlyera te bashkėkohėsit, duke pėrfshirė edhe armiqtė e tyre, pushtuesit osmanė.

Pas mė shumė sė dy muajsh luftime tė ashpra, sulltan Mehmeti II u bind sė edhe kėtė radhė Kruja nuk mund tė pushtohej mė forcėn e armėve. Prandaj vendosi ta mbante nė njė rrethim tė gjatė deri sa uria ti detyronte mbrojtėsit e pamposhtur tė dorėzoheshin.

Kėtė detyrė ia ngarkoi disa dhjetra mijė ushtarėve tė komanduar nga Ballaban Pasha. Pėr strehimin e tyre e kontrollin e rrugės qė kalonte nėpėr luginėn e Shkumbinit, ai rindėrtoi dhe zgjeroi kėshtjellėn e vjetėr tė Valmit, qė i vuri emrin Ilbasan (Elbasan d.m.th. vend qė sundon). Pas kėsaj nė gusht tė 1466, kur pjesa mė e madhe e trupave osmane, me nė krye sulltanin po largohej, si hakmarrje pėr disfatėn qė pėsoi, Mehmeti II pushtoi kėshtjellėn e Qidhnės dhe tė 10 mijė njerėzit e strehuar aty i masakroi barbarisht.

Prania e vashduesme e trupave osmane, qė nga maji i vitit 1466, kishte bėrė qė gjendja ekonomike e vendit tė ishte katastrofike. Pėr shkak tė mungesės sė ushqimeve filloi emigrimi masiv i banorėve sidomos nė drejtim tė Italisė. Uria ishte e pranishme kudo. Duheshin siguruar ndihma nė ushqime, arme etj.

Pėr tė perballuar gjendjen, Skėnderbeu iu kerkoi ndihmė aleatėve. Nė Venedik dėrgoi tė birin, kurse nė nėntor tė vitit 1466 u nis vetė pėr nė Napoli e nė Romė. Mė tė marrė vesh ardhjen e tij banorėt e Romės vėrshuan nėpėr rrugėt e saj si kurrė ndonjėherė pėr tė parė e pėrshėndetur heroin e lavdishėm shqiptar. Skėnderbeu qėndroi gjatė nė kėto vende, deri nė fund tė marsit tė vitit 1467, por ndihmat qė mori prej tyre ishin tė pakta, nė krahasim me nevojat e vendit.

Me t’u kthyer nga Italia Skėnderbeu krijoi njė ushtri tė fortė dhe mė 19 prill tė vitit 1467 shpartalloi plotėsisht trupat osmane qė po shkonin nė perforcim tė rrethuesve tė Krujės dhe zuri rob komandantin e tyre qė ishte i vėllai i Ballabanit, Jonimėn, bashkė me tė birin. Pas katėr ditėsh mė 23 prill, ushtria shqiptare marshoi me shpejėesi nė drejtim tė Krujės dhe nė bashkėpunim me garnizonin e saj, sulmuan forcat rrethuese dhe i shpartalluan plotėsisht. Nė kėtė betejė, Ballaban Pasha u vra nga krutani Gjergj Aleksi.

Pa kaluar njė muaj nga kjo fitore, nė fund tė majit tė vitit 1467, sulltan Mehmeti II, me tėrė potencialin ushtarak tė Perandorisė, u lėshua pėrsėri mbi Shqipėrinė. Pas njė beteje tė ashpėr me shqiptarėt nė luginėn e Shkumbinit, pranė Byshekut, ushtria osmane e rrethoi rishtazi Krujėn. Edhe tani organizimi i luftimeve u bė ashtu si gjatė rrethimit tė dytė.

I bindur se me forcėn e armėve nuk mund tė mposhtej qėndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi tė pėrdorte nė pėrmasa shumė mė tė gjera se mė parė, mjetin ekstrem, shfarosjen masive tė shqiptarėve. Ndonėse me mijėra shqiptarė u vranė dhe me mijėra tė tjerė i pėrfshiu njė eksod i madh, sulltani nuk arriti tė thyente vullnetin dhe qėndresėn e njė populli tė tėrė qė mbronte lirinė e vet.

Nė mbarim tė verės, tė rraskapitur dhe pa asnjė shpresė fitoreje, trupat osmane morėn rrugėn e kthimit, tė ndjekur kemba-kembės nga luftėtarėt shqiptarė. Pėr tė shqyrtuar gjendien e vėshtirė nė tė cilėn ndodhe vendi prej rrėnimeve qė kishte bėrė ushtria osmane gjatė viteve 1466-1467, Skėnderbeu thirri nė janar tė vitit 1468 kuvendin e princėrve e tė fisnikėve shqiptarė, tė cilėt pėr herė tė parė luftuan pa komandantin e tyre

Mė 17 janar 1468 nė moshėn 63 vjeēare, nė Lezhė, pushoi sė rrahuri zemra e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Humbja e tij shkaktoi njė dhimbje tė thellė te tė gjithė shqiptarėt. I mbuluar me njė lavdi tė pėrjetshme, Skėnderbeu u varros nė katedralen e Shėn Kollit, nė atė vend historik ku ai kishte mbledhur princat e fisnikėt shqiptarė.


3. Qėndresa e shqiptarėve tė Moresė

Betejat fitimtare tė Skėnderbeut u bėnė burim frymėzimi edhe pėr shqiptarėt e Moresė (Peleponezit). Pas pushtimit tė Janinės (1430), ushtria osmane filloi tė depėrtonte edhe nė viset mė jugore tė Ballkanit, si nė More, ku shumica e popullsisė ishte shqiptare. Qė nė sulmet e para osmane mbi kėtė rajon tė Ballkanit, shqiptarėt u dalluan si forca mė aktive antiosmane. Pėr tė shtypur qėndresėn e fuqishme tė tyre u angazhuan edhe vetė sulltanėt, si Murati II, mė 1444, dhe Mehmeti II, mė 1458.

Luftimet kryesore pėr pushtimin e Moresė nga osmanet u bėnė gjatė viteve ‘60. Nė krye tė ushtrive osmane, sulltan Mehmeti II, qė erdhi pėrsėri nė prill tė vitit 1460, pushtoi rajone tė tėra tė Moresė. Qendresės sė fuqishme shqiptare qė hasėn kudo nė More, pushtuesit iu pergjigjėn me akte terrori masiv.

Pasi morėn kėshtjellėn e Kastricės, ushtritė osmane masakruan 300 mbrojtėsit shqiptarė tė saj, duke i therrur, kurse komndanti e tyre Primo Kokėn, e sharruan mė dysh. Kėto skena tė tmerrshme u pėrsėritėn nė mėnyrė edhe mė makabre nė kėshtjellėn e Gardhiqit. Pas rėnies sė saj nė duart e ushtrisė sė sulltan Mehmetit II, mbrojtėsit dhe 6 mijė banorėt e strehuar aty, pėrfshirė gra dhe fėmijė tė lidhur kėmbė e duar, u therėn nė sheshin e kėshtjellės, e cila u rrafshua.

Gjatė fushatės sė vitit 1460 ushtritė osmane pushtuan edhe shumė kėshtjella tė tjera, si Kalavritėn, Korintin etj., ku mbrojtėsit dhe tė strehuarit u masakruan. Mė kėtė fushatė Moreja u pushtua nga osmanėt. Vetem njė numėr kėshtjellash si Koroni, Modoni, Argoni, Nauplani etj., mbetėn nėn zotėrimin e Venedikut, mbrojtja e tė cilave iu besua luftėtarėve Shqiptare. Pėr pushtimin e kėtyre kėshtjellave vashduan ekspedita osmane deri nė fund tė Shek. XV.

Dėshmi e qėndresės sė vendosur tė shqiptarėve tė Moresė dhe e qėndrimit tė papajtueshėm me pushtuesit osmanė, ishte edhe emigrimi masiv i tyre nė Italinė e jugut e nė Sicili. Por edhe nėpėr vendbanimet e reja u ruajtėn ndėr shekuj kujtimin pėr ngjarjet e lavdishme tė shek. XV dhe pėr Heroin Kombėtar, dėshmi kjo e lidhjeve tė thella shpirtėrore qė kishin pasur mė luftėn e shqiptarėve tė udhėhequra nga Skėnderbeu.



Pjesė leximi


1. KronistĖ dhe HistorianĖ bashkĖkohĖs mbi luftėn dhe heroizmin e shqiptarėve gjatė rrethimit II tė Krujės (1466-1467)

1. “ Skėnderbeu me forca dhe me ushtri tė fuqishme e silmonte ēdo ditė ushtrinė e Mehmetit dhe nuk i linte pėr asnjė ēast tė qetė...lėshohej pa pushim mbi tė si njė pėrrua qė zbret nga malet pas shirave tė mėdha dhe pėrmbytėse dhe qė rrėmben ēdo gjė me vete, po ashtu edhe Skėnderbeu lėshohej pa pushim herė nga njėra anė, herė nga ana tjetėr, e trondiste atė kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dėme dhe humbje shumė tė mėdha”.
Marin Barleci

2. “Shqiptarėt janė nga natyra trima e guximtarė sa nuk ka ku tė vejė mė. nė sulm e nė qėndresė janė shumė tė rrėmbyeshėm e tė patundshėm. Shigjetat e vuajteve e tė fatkeqėsive ata i presin me krahėrorėt e tyre tė hapur dhe nuk e vėnė kurrė pėrpara armikut mburojėn e dobėsisė e tė pėruljes”.
Idriz Biltisi, historian osman

3. “Luftėtari mė i dobėt i shqiptarėve ėshtė nga mė trimat e fushės sė luftės, tamam sikur tė ishte kalorės i hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalė as mjete lufte, por ka nė vend tė kuajve shtiza qė fluturojnė si vetėtima, ka ushta, majat e tė cilave ėshtė plot me helm si thumbi i grerėzave, ka dhe njė hark prej druri e bashkė mė tė edhe disa shigjeta, por megjithatė ai ėshtė mė i fortė se hekuri.
Kemal Pasha Zade, historian osman


2. BashkĖkohĖsit mbi luftimeT e zhvilluara gjatė rrethimit tė III tė Krujės (1467)

1. “(Beteja e Byshekut).
Shqiptarėt e ndezėn zjarrin e luftės, moret nė duart e tyre ushtat, tė cilat u ngjanin gjarpėrinjve helmues dhe qėndruan nė grukat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrėmjes... kur lufta pushoi, ata u grumbulluan tė gjithė nė njė vend dhe nė mėngjes dolėn si njė lumė nga lugina dhe u vėrsulėn menjėherė mbi ushtrinė e Anadollit”.
Ibn Kemal, historian osman

2. “Sulltani, pasi udhėroi ushtarėt qė tė grabisnin e tė plaēkisnin,...la maleve pjesėn mė tė madhe dhe mė luftarake tė ushtrisė... kurse ai, duke qėndruar bashkė me pjesėn tjetėr tė ushtrisė, plaēkiste vise tė tėra tė vendit”.
Kritubuli, historian bizantin

3. “Mizori tė pashembullta tė sulltanit, i cili as pėr siguri as pėr dhimbje nuk tė fal e nuk ka meshirė...Po bėn nė Shqipėri njė mijė dhunime, vrasje e mizori, dhe po djeg e shkatėrron njė popull tė tėrė”.
Nga letra tė bashkėkohėsve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta Empty
MesazhTitulli: Re: Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta   Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta I_icon_minitime10/10/2008, 9:40 pm

flm per kete info.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Betejat e mėdha tė viteve 1460. Qėndresa e shqipta
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca sociale :: Historia-
Kėrce tek: