Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėrgatitja Pėr Jetė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 29
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

Pėrgatitja Pėr Jetė Empty
MesazhTitulli: Pėrgatitja Pėr Jetė   Pėrgatitja Pėr Jetė I_icon_minitime10/10/2008, 7:31 pm

Njė ndėr pikėpamjet themelore tė psikologjisė individuale thekson qė ēdo dukuri e shfaqur e jetės psikike duhet kuptuar si pranim pėr ndonjė qėllim tė parashtruar. Pėrrallat, tregimet dhe bindjet fetare dėshmojnė dhe tregojnė se pėr parajsė, ringjallje, reinkarnim shpirtėror, te njeriu asnjėherė nuk shuhet shpresa pėr ardhmėri tė lumtur. As lojėn s’duhet kuptuar kurrsesi si prodhim i shpikur nga pridėrit dhe edukatorėt, por veē si ndihmesė edukimi, ngritje shpirtėrore, e fantazisė dhe lėvizshmėrisė, si pėrgatitje pėr ardhmėri. Nė lojė vėrehet se si fėmiu sillet ndaj jetės. Nė lojė para sė gjithash plotėsohet ndjenja pėr afilacion. Fėmijėt tė cilėt eskivojnė lojėn gjithnjė janė nėn dyshimin se kanė ndonjė mungesė ( mangėsi). Frika se rolin qė u jepet do ta luajnė dobėt, ėshtė shkaku kryesor i shfaqjes sė tendencės qė ata nė inkuadrimin e tyre brenda lojės me tė tjerė ose duan tė tėrhiqen ose e prishin lojėn. Ka shumė lojra nė tė cilat theksohen nė veēanti momentet krijuese. Nė jetė shpesh ka ndodhur qė njerėzit mė parė tė kenė qepur rrobe pėr kukulla e pastaj pėr njerėz. Loja nuk mund tė ndahet nga zhvillimi psikik i fėmijės. S’duhet trajtuar si humbje kohe.Vėmendja ėshtė veēori e organit psikik, shpreh qėndrim gatishmėrie, lidhshmėri personale me faktet, gadishmėri pėr sulm ose mbrojtje, pėr shkak tė ndonjė nevoje ose ndonjė situate jo tė zakonshme, me ē’rast e gjithė fuqia e jonė vihet nė shėrbim tė ndonjė qėllimi. Faktori mė i rėndėsishėm pėr zgjimin e vėmendjes ėshtė interesimi thellėsisht i rrėnjosur. Vėmendja e zvogėluar sjell gjer te harresa dhe humbja e lėndėve tė rėndėsishme. Kjo ndodhė pėr shembull, kur fėmijėt i humbin librat e tyre, amviset qė gjithnjė i hudhin diku ose i humbin ēelsat e tyre. Harrojnė ata qė nuk duan tė jenė hapur vigjilent, por pėr kėtė edhe me harresėn e tyre janė privuar nga interesimi dhe kanė pėrkushtim tė dobėt pėr detyrėn e tyre. Ka edhe aftėsi tė organit psikik, tė cilat s’mund tė gjinden nė sferėn e vetėdijes, por tė pavetėdijes. Kėsisoj ekzistojnė edhe dy tipe njerėzish: 1) qė jetojnė objektivisht pa iu frikuar asgjėje dhe me vetėdije dhe 2) qė udhėheqin me pavetėdije. Shumė njerėz zhvillojnė nė veten e tyre aso forcash vepruese e qė pėr to ata nuk dinė gjė. Ato forca tė pavetėdijshme ndikojnė nė jetėn e njeriut dhe mund tė sjellin gjer te pasojat e rėnda nėse nuk i zbulojnė. Pėr shembull, njerėzit tė cilėt pahijshėm i hanė thonjėt dhe rrėmihin nė hundė, ata as qė dinė pėr shkaqet qė i kanė sjellur gjer tek ato shprehi tė kėqija. Ajo ēka na ndihmon bėhet pra, e vetėdijshme kurse e pavetėdijshme mbetet ajo ēka do tė mund tė pengonte argumentin tonė. Problemet e jetės sė njeriut zbulohen nė ėndrra. Tė gjitha ėndrrat nuk mund t’i kuptojmė ashtu thjeshtė. Nė tė vėrtetė ėndrrėn menjėherė ose e harrojmė ose nėse le mbresė zakonisht nuk e kuptojmė se ē’fshihet pas saj. Nė ėndėrr pėrmes krahasimit dhe simboleve shihet linja e lėvizshmėrisė sė njeriut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėrgatitja Pėr Jetė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca sociale :: Psikologjia-
Kėrce tek: