Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Besimet fetare

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 30
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

Besimet fetare Empty
MesazhTitulli: Besimet fetare   Besimet fetare I_icon_minitime10/10/2008, 7:09 pm

Feja ka luajtur nje rol te dores se pare ne mbijetesen e kombit shqiptar ne po ate shkall si per disa popuj te tjere te lashte si armenet dhe hebrejte. Ishte krishterimi ai qe I dha nje identitet me te forte popullit shqiptar ne kohen e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer ne nje vend te shenjte ne kohen e Skenderbeut pasi e mbrojti krishterimin ne kohen(shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja Islame dhe bektashizmi qe I diferencoi shqipetaret kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjeve synonin asimilimin dhe perfitimin e territoreve shqipetare.Flaka morale e perbashket per klerin shqiptar te te gjithe besimeve ishte ajo e nje zelli apostolik te lashte gershetuar me nje ndjenje patriotike te zjarrte.
Nė Shqipėri, Krishterimi ėshtė apostolik, d.m.th ai ėshtė percjelle tek arbrit direkt nga goja e vete apostujve te Jezu Krishtit dhe filloi tė pėrhapej nė Iliri qė nė shek. I te e.s si fe ilegale.Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan “Kėshtu prej Jerusalemit e pėrqark e deri nė Iliri kam kryer shėrbimin e ngjalljes se Krishtit, duke u pėrpjekur tė ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit”..Pervec Palit ne trevate IIire kane predikuar edhe shume shenjtore te tjere dhe prej ketej kane kaluar ne hapesiren ballkanike nepermjet rruges Egnatia duke hyre ne Durres(Dyrrachium)per te kaluar ne lindje.Dokumente thone se nė Durres, nė vitin 58 ka patur 60 familje tė krishtera.
Nė Iliri nisin aktivitetin peshkopėt mė tė hershėm tė krishterė, duke filluar me peshkopin Qesar tė Durresit nė vitin 70 e mė pas, Shėn Astin nė vitin 98. Shėn Asti u dėnua me vdekje nė vitin 116, nga perandori Trajan dhe sundimtari vendas, Agrikoli, pasi ne kete kohe Krijsterimi ishte ilegal dhe denohej nga Roma.
Qendrat e para tė krishtera te themeluara nga veprimtaria predikuese e apostujve dhe perkrahesve te tyre ilire nga shekulli I deri ne shekullin e IV(kur krishterimi u be fe zyrtare) vėrtetohen nėpėr qytete si Durrėsi, Butrinti, Onhezmi (Saranda), Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi (Balshi), Antipatrea (Berati), Skampis (Elbasani), Scodra, Albanopolis, Lyhnidi (Ohri) etj.
Ndėr mozaikė e nė ndėrtime te vjetra kishash, si nė Shėn Kollin e Kurjanit nė Fier, nė bazilikėn e Ballshit, etj janė ruajtur simbole paleokristiane enigmatike siē janė ato tė bimėve me gjethe nė formė zemre (shiko mozaikėt e Butrintit e gjetkė), figura e kryqit nė mozaikėt e Sarandės, figura e peshkut ne gdhendjet e Ballshit apo nė mozaikė tė tillė si ai i Linit ne Pogradec e gjetkė.
Keto deshmojne se Iliria u be qe ne fillim nje nga trevat kryesore te perhapjes se fese se krishtere per vete lashtesine dhe shtrirjen e madhe te popullisise se saj, zhvillimin e madh urban me kryeqendra te tilla si Durresi, Apollonia, Shkodra etj; dhe poziten gjeopolitike mjaft te favoreshme duke u qene nje korridor natyral ndermjet lindjes dhe perendimit si per transmetuar vlerat morale te krishterimit ashtu edhe per te transportuar ushtri dhe beteja pa fund …
Nė shek. IV pas J.K. Krishterimi u shpall fe shtetėrore nga perandori Konstandin ,u kodifikua nė Bibėl dhe u krijuan institucionet e tij : kishat dhe manastiret dhe njėkohėsisht hierarkia e tij : peshkopėt, kryepeshkopėt, abatėt dhe dioqezat e tyre me qender ne Rome. Konvertimi i plotė i nė Krishtėrizėm nė territoret ku sot banojnė shqiptarėt, u krye gjatė shekujve V-VI pas J.K.
Shen Jeronimi (Hieronymus) i Ilirise beri perkthiumin e pare te bibles latinisht ( La Vulgata) duke i dhene botes per here te pare librin e shenjte ne mesin e shekullit IV.
Koncili i parė Ekumenik i Nikesė nė vitin 325, ishte i pari qė formuloi parimin bazė tė krishterimit: “Besoj ne nje Perėndi, Atin e tėrėfuqishėm, krijuesin e qiellit e tė dheut dhe tė gjithė tė dukurave e tė padukurave”.
Shen Niketa I Dardanise (Remesianes) eshte krijuesi I kryelutjes se krishterimit (kryrehimnores) TE DEUM LAUDAMUS (Ty zote te lavderojme) qe vazhdon te jete kryelutje edhe sot pas me se 15 shekujsh
Kostandini i Madh ne lufte kunder fiseve barbare urdhėroi ngritjen e disa bazilikave madhėshtore.Tipi i kėtyre bazilikave kostandiane ishte me dysheme drejtkėndėshe dhe nuk pėrjashtohej shtrimi i sipėrfaqes sė saj me mozaikė. Nė anėn e jashtme, ato kishin kolonada, ku sajohej hajati i kishės. Bazilika tė kėtij lloji janė hasur edhe nė Shqipėri, nė Butrint, Bylis, Antigone, Tepe nė Elbasan e ndoshta edhe gjetkė.

Strukturat kishtare nė periudhėn e antikitetit tė vonė ishin tė organizuara mbi bazėn e provincave (Dardanisė, Prevalit, Epirit tė Ri dhe Epirit tė Vjetėr), duke patur nė krye secila njė mitropolite prej nga vareshin peshkopatat . Deri ne shekullin e VIII kisha ne Iliri ishte direkt nen varesine Romes. Ky eshte shkaku qe terminologjia e kishes Shqiptare eshte latine( meshe, kungate, prift, shenjt, pagezim , peshkop, kryq, mallkim etj. Kjo per me teper tregon se arberit ishin ketu ne shekujt IV deri V kur u sanksionuan dukuri te tilla si gjuha e kishes etj. Pas ndarjes sė perandorisė ato u pėrfshinė nė zonen e Ilirikut lindor, varėsia kishtare e tė cilit ka lėvizur midis Romės dhe Kostandinopojės. Duke filluar nga gjysma e parė e shek. VIII (viti 731 pas vendimit te Leon Isaurit per ndarjen e dioqezave te lindjes nga ato te prendimit ) hapesira Ilire (tashme te njohur si vend I arberve) u nda ne zona qe vareshin Patrikana e Kostandinopojės dhe ne zona qe vareshin nga Roma. Mendohet qe Lumi I Matit te kete qene vije ndarje e Bizantit nga Roma. Ndarja e kishes (se lindjes nga ajo e perendimit) u thelluan nga procese historike dhe prezenca e galeve (para francezeve) (Karli I madh shek IX) dhe normandeve apo Anzhuineve duke sjelle perfundimisht ne vitin 1054 ndarjen zyrtare te plote. Gjate periudhes 731 deri 1054 dhe ne vazhdim, nga shqyrtimi I dokumentave arkivore te shumte ,verehen konkurrence ndermjet Romes dhe Konstandinopojes se kush te kete nen influence dioqezat e Ilirise/ Arberise duke arritur edhe ne beteja te pergjakeshme.
Ardhja e bullgareve ne viset e Arberit e izoloi kete hapesire nga Patrikana por krishterimi u ruajt nga vendasit. Per me teper mbreti I bullgareve ,Borisi ne vitin 866 u pagezua me popullin e tij ne Kishen e Ballshit ne tokat e Arberit. Bullgaret nga pagane u bene te krishtere . Borisi pas kesaj duke kuptuar rendesine e fese ne trevat e pushtuara kerkoi te lidhej me papen e Romes per te kerkuar udhezime per nje administrim kishtar te sakte. Thuhet nga autore te ndryshem se Borisi duhej ti drejtohej Kostandinopolit .Por kur je pagezuar ne nje vend aq te lashte si Iliria / Arberia ku krishterimin e solli vete Pali eshte e natyreshme qe do ti drejtoheshe Romes si kryeqendra e pare zyrtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

Besimet fetare Empty
MesazhTitulli: Re: Besimet fetare   Besimet fetare I_icon_minitime11/10/2008, 12:18 pm

qeta e kem msu edhe ne histori
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Besimet fetare
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tregime Islame-
Kėrce tek: