Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Diqka Per Shkenccen

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 30
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

Diqka Per Shkenccen Empty
MesazhTitulli: Diqka Per Shkenccen   Diqka Per Shkenccen I_icon_minitime10/10/2008, 5:09 pm

Matematika ėshtė mbretėreshė e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilėsore tė objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapėsinore. Sipas Burbakistėve (Nicolas Bourbaki) ajo ėshtė shkencė qė studion relacionet dhe nė thelbin e saj ėshtė kuptimi i numrit. Matematika ėshtė shkencė deduktive d.m.th pėrfundimet e saj janė tė pėrgjithshme dhe tė sakta.

Fillimet e matematikės humben nė thellėsitė e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i vėshtrimeve dhe pėrvojės sė njerėzve nė pėrballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe pėrmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonė. Kinezėt e lashtė, civilizimi i Inkėve, pastaj nė Indi kishte njė zhvillim tė konsiderueshėm tė matematikės.

Nė Greqinė antike matematika pėrjetoi njė zhvillim tė paparė nga njė plejadė e tėrė matematikanėsh siē janė: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekėt e vjetėr matematikėn e kuptonin nė sensin e gjeometrisė dhe tė parėt ishin ata qė tė vėrtetat matematikore tė cilat ato i quanin teorema i vėrtetonin. Njohuritė matematikore tė grekėve tė vjetėr mė vonė i pėrvetėsuan dhe i pasuruan arabėt tė cilėt quhen edhe themelues tė algjebrės. Pėrkthimet arabe tė veprave tė matematikanėve grekė nė mesjetė depėrtuan nė Evropė.

Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikės e morėn nė dorė Evropianėt. Nė kėtė periudhė mund tė pėrmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Mė vonė dolėn nė skenė Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Nė fund tė shekullit XIX David Hilberti njė matematikan i shkėlqyer gjerman nė kongresin ndėrkombėtar tė matematikanėve tė mbajtur nė Paris nė vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njėzetetre (23) probleme matematikore tė cilat shekulli XIX ia le nė trashėgimi shekullit XX. Shumė prej kėtyre problemeve i preokupuan matematikanėt nga gjithė bota njė kohė tė gjatė dhe shumica e tyre u zgjidhėn pas njė pune tė palodhshme ku participuan njė numėr i madh matematikanėsh nga gjithė bota.

Matematika nė ditėt e sotme pėrjeton njė zhvillim marramendės dhe ėshtė e shpėrndarė nė shumė degė tė specializuara tė cilat janė mjaft abstrakte. Nė ditėt e sotme ėshtė e pamundur tė gjendėt njė autoritet si Hilberti i cili tė ketė njė pasqyrė tė pėrgjithshme pėr tė gjithė degėt e matematikės. Poashtu nuk u gjet njė matematikan i cili nė fund tė shekullit XX tė propozonte probleme pėr shekullin XXI. Kjo ėshtė e kuptueshme sepse matematika si edhe tė gjitha shkencat tjera kanė pėrjetuar njė zhvillim tė paparė.

Matematika nė interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por nė tė njėjtėn kohė ajo edhe vetė pasurohet. Sot matematika ka depėrtuar edhe nė ato degė tė shkencės nė tė cilat deri para pak kohe as qė ishte e imagjinueshme. Matematika nė pėrgjithėsi e mban karakterin e njerėzve tė cilėt e zhvillojnė atė. Ėshtė i gabueshėm mendimi i njerėzve pėr tė cilėt matematika ėshtė e pakuptueshme se nė matematikė nuk ka konteste dhe ē'do gjė ėshtė e qartė. Ndėrmjet matematikanėve ka pikėpamje tė ndryshme pėr matematikėn. Fatmirėsisht kjo nuk do tė thotė se matematika nuk ka perspektiva tė ndritshme.

Nocionet dhe simbolet matematikore
Janė shprehjet matematikore (psh. emrat e numrave, figurave, operacioneve), shprehjet pėr marrėdhėnie nė mes tė sasive (mė i madh, mė i vogėl, i barabartė), simbolizmin matematikor (psh. 4+3 = 7), konventat matematikore (psh. njėsitė standarde tė matjes, nderimi i pėrparėsisė sė operacioneve), rezultatet dhe formulat e caktuara (memorimi i llogarisė, psh.6 + 6, pėr tė njehsuar 6 + 7; njohja e formulės pėr sipėrfaqen e katrorit; teorema e Pitagorės).

Konceptet matematikore
Konceptet dhe strukturat themelore matematikore, jo vetėm si njėsi tė posaēme, por edhe nė ndėrlidhje me koncepte dhe struktura tjera matematikore. Asnjėri prej koncepteve matematikore qė shtjellohet nuk na »paraqitet« vet pėr vete. Kėshtu, koncepti i shumėzimit ėshtė i lidhur me konceptin e mbledhjes, kurse koncepti i pjesėtimit me zbritje.

Konceptet dhe strukturat le tė shqyrtohen edhe nė kontekst tė njohurive dhe ambienteve tjera matematikore dhe jashtėmatematikore si dhe nė situata tė ndryshme mėsimore.

Disa nga degėt e matematikės janė:
* Logjika Matematikore
* Teoria e bashkėsive
* Algjebra
* Teoria e numrave (aritmetika)
* Gjeometria algjebrike
* Gjeometria analitike
* Ekuacionet diferenciale
* Gjeometria diferenciale
* Topologjia
* Gjeometria
* Analiza Matematike
* Analiza komplekse
* Kombinatorika
* Matematika diskrete
* Teoria e lojėrave
* Teoria e gjasės (probabilitetit)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

Diqka Per Shkenccen Empty
MesazhTitulli: Re: Diqka Per Shkenccen   Diqka Per Shkenccen I_icon_minitime17/10/2008, 10:56 pm

e qekjo teoria diskrete edhe qajo logjike jan ma intesantet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male Numri i postimeve : 104
Age : 35
Vendi : New Orleans
Humor : rasim thaqi leci
Reputacioni : 0
Registration date : 16/08/2008

Diqka Per Shkenccen Empty
MesazhTitulli: Re: Diqka Per Shkenccen   Diqka Per Shkenccen I_icon_minitime18/10/2008, 1:09 am

mu me pelqen teoria e lojerave
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://icq-grup.n-stars.org
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

Diqka Per Shkenccen Empty
MesazhTitulli: Re: Diqka Per Shkenccen   Diqka Per Shkenccen I_icon_minitime23/10/2008, 3:19 pm

hahahaha e bre admin e cka ka ne ta
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
Sponsored content





Diqka Per Shkenccen Empty
MesazhTitulli: Re: Diqka Per Shkenccen   Diqka Per Shkenccen I_icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Diqka Per Shkenccen
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Diqka per Letersin
» Diqka Per Artin
» Diqka per filozofin : Aristoteli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Matematikė & Gjeometri-
Kėrce tek: