Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Hungari - Albania

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 30
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

Hungari - Albania Empty
MesazhTitulli: Hungari - Albania   Hungari - Albania I_icon_minitime9/10/2008, 4:04 pm

“Shqipėri, tė gjejmė njė pikė tė dobėt”
9 Tetor Trajneri Koeman i bindur se mund tė fitohet ndeshja: Por, e vėshtirė



Trajneri i Hungarisė Ervin Koeman ėshtė shumė i shqetėsuar pėr shkak se skuadra e tij vuan nga njė valė dėmtimesh nė prag tė ndeshjes me Shqipėrinė. Koeman gjithsesi ėshtė bindur se fitorja ėshtė njė detyrė shtėpie pėr djemtė, por nuk do efuori. Tekniku holandez qė drejton hungarezėt analizon me qetėsi sfidėn e sė shtunės.

Si shkon gjendja e skuadrės para ndeshjes me Shqipėrinė?

Portieri Gabor ėshtė i dėmtuar dhe ky ėshtė njė fakt qė tani njihet nga tė gjithė. Zoltan Gera ėshtė i pezulluar pėr ndeshjen kundėr Shqipėrisė, ndėrkohė qė edhe futbollistė tė tjerė paraqesin probleme. Sigurisht qė unė i kam analizuar gjithė kėto probleme, dhe gjatė seancave stėrvitore i kam llogaritur nė skemat qė kam zhvilluar.

A ka ndonjė shans qė portieri dhe Hutzi tė rekuperohen pėr ndeshjen kundrė Shqipėrisė?

Portierin Gabor po e kurojnė nė Holandė. Mjekėt atje janė duke menduar nė lidhje me tė. Ka gjasa qė nė ndeshjen e sė mėrkurės tė jetė, jo nė ndeshjen kundėr Shqipėrisė. Hutzi ka njė problem tjetėr. Ai ka njė dėmtim kronik nė gju, por edhe nė Hanover ka luajtur dhe ka shėnuar, pavarėsisht se nuk ka qenė nė 100%. Njė gjė tė tillė mund ta bėjė edhe pėr Hungarinė. Unė kam besim te performanca e tij nė kėtė sfidė.

Zoltan Gera ėshtė i pezulluar dhe nuk do tė luajė. Kush mun ta bėjė nė vend tė tij rolin e kapitenit nė skuadėr?

Nėse gjithė gjėrat shkojnė sipas parashikimeve Tamas Hajnal do tė jetė kapiten i ekipit.

Pse mund tė ketė ndonjė tė papritur deri nė momentin e fillimit tė ndeshjes?

As vendi i Hajnal nuk ėshtė i sigurtė. Ndaj u shpreha nė kėtė mėnyrė. Unė nuk mund t’i them njė lojtari qė disa ditė pėrpara qė do tė jesh titullar sepse kėshtu ai nuk mund tė pėrqėndrohet mė gjatė seancave stėrvitore. Prandaj nuk e bėj kurrė njė gjė tė tillė. Nė fillim lojtarėt duhet tė japin prova nė stėrvitje e mė pas tė pėrkushtohen edhe nė fushė.

A keni njė ide nė kokė se me ccfarė skeme do tė luajė skuadra?

Mos u mėrzisni, do t’i zbuloni shumė shpejt. Unė sigurisht kam nė kokė disa skema dhe shpresoj qė tė jenė efikase. Unė nuk besoj se Ari Han kundėrshtari im do t’ja u thonte kaq pa problem skemėn e tij.

Meqė pėrmendėt Hanin, ccfarė prisni nga ai dhe a njiheni personalisht?

Ai ėshtė 20 vite mė i madh se unė, por vijmė nga i njėjti vend. Kjo ėshtė e vetmja njohje sipėrfaqėsore qė kemi. Ėshtė shumė profesionist, por shpesh kjo nuk vlen nėse nuk ke skuadrėn e duhur pėr ta vėnė nė jetė.

Ėshtė e kuptueshme qė keni njė parashikim pėr ndeshjen kundėr Shqiėprisė?

Sigurisht. Me keqardhje mė them qė me ta do tė kemi njė ndeshje shumė tė vėshtirė. E di nė qė nė Budapest tė gjithė mendojnė se duhet tė fitojmė patjetėr, por mė duhet tu them qė nuk kemi asgjė tė siugrtė. Ok, ne ja bėmė jetėn shumė tė vėshtirė Suedisė, por Shqipėria ėshtė nė vendin e parė nė grup pas fitores me Maltėn dhe kjo do tė thotė diccka.

Mos doni tė thoni qė jeni i kėnaqur edhe me njė barazim?

Ne jemi tė detyruar qė ta fitojmė kėtė ndeshje, por nuk do tė jetė aspak e lehtė njė gjė e tillė. Ėshtė e sigurtė qė ata do tė qėndrojnė mė shumė nė mbrojtje dhe do tė kėrkojnė tė na godasin me anė tė kundėrsulmit. Kėtė gjė dinė ta bėjnė shumė mirė dhe pėr kėtė mund tė pyesni suedezėt qė nuk arritėn t’i ccanin pėr asnjė moment. Pavarėsisht kėsaj ne do tė mundohemi tė gjejmė ndonjė pikė tė dobėt tek ata dhe do tė dimė ta pėrdorim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Aboori'X'
Moderator
Moderator
Aboori'X'


Numri i postimeve : 170
Age : 30
Vendi : suhareka
Reputacioni : 0
Registration date : 03/09/2008

Hungari - Albania Empty
MesazhTitulli: Re: Hungari - Albania   Hungari - Albania I_icon_minitime11/10/2008, 10:54 pm

Ah 2 me 0 :S:S
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

Hungari - Albania Empty
MesazhTitulli: Re: Hungari - Albania   Hungari - Albania I_icon_minitime12/10/2008, 10:06 am

po valla u kry puna sajna, 2:0 skan cka me bo mo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
Sponsored content





Hungari - Albania Empty
MesazhTitulli: Re: Hungari - Albania   Hungari - Albania I_icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hungari - Albania
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sport :: Football-
Kėrce tek: