Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pankreasii

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

Pankreasii Empty
MesazhTitulli: Pankreasii   Pankreasii I_icon_minitime11/10/2008, 11:50 am

Pankreasii

Sėmundjet qė shkaktohen si dhe kėshilla pėr tė evituar sėmundjen Pankreasi ėshtė njė gjėndėr nė bark qė lėshon njė lėng tretės (lėngun pankreasor) nė zorrėn dymbėdhjetėgishtore, pėrmes njė ose mė shumė tubėzave...

Pankreasi prodhon edhe disa hormone tė rėndėsishme, duke pėrfshirė edhe insulinėn. Pankreasi ėshtė njė organ nė formė pyke, me gjatėsi rreth 14-20 cm, gjerėsi 4 cm, shpesh 1.5-2cm dhe 65-80 gr. i rėndė (tek gratė peshon pak mė lehtė) dhe ka ngjyrė tė kuqėrremtė ose tė pėrhirtė kur ėshtė nė fazėn e veprimtarisė sė dendur prodhuese. Ai gjendet pas shtyllės kurrizore. Pėr shkak tė vendosjes sė thellė, pankreasi nuk ėshtė i lehtė i kapshėm nga vėzhgimet mjekėsore dhe sėmundjet e tij janė nė pėrgjithėsi tė rėnda dhe tė vėshtira. Sėmundjet mė tė shpeshta janė: Ndezje (pankreasi i thjeshtė, nekrotik ose hemorragjik) Tumoret, cistet, diabeti dhe gurėt nė veshka, tėmth etj. Alkooli Ky ves i cili ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh, duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, dėmton shumė rėndė edhe pankreasin. Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hepatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se, sasia e rrezikshme e alkoolit ėshtė ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik, alkooli qė pėrmban pije dehėse, ndėrsa pėrdorimi 100-150 gr. alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė. Nga ana tjetėr ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht se, pėr shkak tė fiziologjisė femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėzit qė pinė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė, papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ia vėnė veshin, por bukur mirė ata bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime, ndėrsa pirja e 100 gr. alkool etilik ose mbi dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet, jep nė mėnyrė tė sigurt dėmtime tė pankreasit. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankretit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė. Kėshilla 1-Pėrdorimi i alkoolit ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė pėr dėmtimin e pankreasit. 2-Mbipesha shkakton gjithmonė ērregullime nė organizėm dhe dėmtime tė pankreasit. 3- Daunil (i njohur nė Shqipėri) ėshtė ilaēi qė stimulon pankreasin, duke rritur nė kėtė mėnyrė sasinė e insulinės qė derdhet nė gjak. 4-Prej dėmtimit tė pankreasit shkaktohen ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurėt nė veshka, tėmth etj. Pankreasi Mbipesha, “pėrgjegjėse” pėr shfaqen e sėmundjes Ėshtė provuar se obeziteti ėshtė pėrgjegjės nė 57 % tė rasteve tek personat qė kanė probleme me pankreasin. Veēanėrisht nxitėse ėshtė dhjami qė akumulohet nė nivelin e abdomenit. Mekanizmi qė ēon tek sėmundja lidhet me fenomenin e quajtur rezistenca ndaj insulinės, nė kushte normale insulina transporton glukozėn brenda qelizave ku pėrdoret pėr tė prodhuar energji. Me rritjen e peshės, qelizat fillojnė t’i rezistojnė kėtij veprimi dhe glukoza nuk arrin tė futet. Sheqeri qė mbetet nė qarkullim stimulon pankreasin tė prodhojė mė shumė insulinė pėr tė pėrballuar pėrkeqėsimin e metabolizmit, deri nė ezaurimin e qelizave pankreatike dhe shkakton diabetin e tipit 2. Ulja nė peshė mund tė ēojė me shpejtėsi nė njė sprapsje tė sėmundjes dhe kėshtu shmang pėrdorimin e ilaēeve. Sulfoniluri, ilaēi qė kuron sėmundjen Ky lloj ilaēi ka dalė nė qarkullim prej vitesh. Ėshtė mjekim nga goja. Emra tė njohur qė kanė nė pėrbėrje kėtė ilaē janė Minodiab dhe Diabinese. Kėtu futet dhe Daunil (i njohur nė Shqipėri). Kėto lloj ilaēesh stimulojnė pankreasin duke rritur nė kėtė mėnyrė sasinė e insulinės qė derdhet nė gjak. Kjo insulinė shtesė e detyron glukozėn tė hyjė nė muskuj me sforcim. Problemi me kėtė ilaē ėshtė se ato nuk e rrisin ndjeshmėrinė e organizmit ndaj insulinės, por ato rrisin thjesht sasinė e insulinės (pra sasi dhe jo cilėsi). Njė nga pasojat e ilaēit ėshtė se tė shtyn tė hash sa mė shumė. Sipas specialistėve, fillimi i moshės sė tretė ėshtė mė e rrezikuar nga kjo sėmundje pėr shkak tė ērregullimeve nė organizėm, peshės sė madhe trupore dhe mungesės sė aktivitetit. Katėr kėshilla japin specialistėt pėr tė lehtėsuar shqetėsimet nga sėmundja e pankreasit. Kjo sėmundje prek mė shumė femrat pėr shkak tė mbipeshės trupore. Kanceri nė pankreas, i pakurueshėm Sipas specialistėve, kanceri nė pankreas ėshtė gjithmonė vdekjeprurės dhe i pashėrueshėm. Nė rast se ai kapet nė fazat fillestare tė tij, atėherė pacienti ka mė shumė shanse pėr tė mbajtur sėmundjen nėn kontroll, nė mėnyrė qė ajo tė mos avancohet, nė rast tė kundėrt, specialistėt e kanė tė vėshtirė edhe t’ia komunikojnė diagnozėn pacientėve. Dy herė nė vit specialistėt e shėndetėsisė rekomandojnė qė njerėzit tė merren tė kryejnė vizita, si e vetmja mėnyrė pėr tė kuptuar se nė ēfarė gjendjeje janė organet e brendshme. Ndėrkohė qė dėmtimi i pankreasit shkakton rreth 9 sėmundje. Ndezje (pankreatit i thjesht, nekrotik ose hemorragjik), tumoret, cistet, diabeti dhe gurėt nė veshka, tėmth etj. Alkooli dėmton pankreasin Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Ėshtė vėrtetuar se konsumimi i 2 litrave birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet jep nė mėnyrė tė sigurt dėmtime tė pankreasit. Shkencėrisht ėshtė provuar se ērregullimet e pankreasit nuk lindin para moshė 50-vjeēare. Sipas specialistėve, fillimi i moshės sė tretė ėshtė mė e rrezikuar nga kjo sėmundje pėr shkak tė ērregullimeve nė organizėm, peshės sė madhe trupore dhe mungesės sė aktivitetit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Pankreasii
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Mjekėsia-
Kėrce tek: