Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE Empty
MesazhTitulli: TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE   TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE I_icon_minitime11/10/2008, 10:37 am

TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE
Frytet e mėsimeve tė ashabėve do tė pėrcillen edhe tek gjenerata e tabiinjve, sepse ēlirimet e mėdha islame qė u bėnė nė kohėn e katėr hulefai-rrashidinėve, bėnė qė shumė prej ashabėve tė njohur tė shpėrndaheshin gjithandej nė provincat e reja islame, dikush si mėkėmbės, tė tjerė si ministra e kėshillėtarė e disa si mėsues tė fesė. Meqenėse shumė joarabė nė kėto vende tė reja islame kishin pranuar Islamin, ndihej nevojė e madhe pėr sqarimin e dispozitave fetare, po edhe pėr sqarimin dhe komentimin e ajeteve kuranore, nė mėnyrė qė njerėzit tė mos binin nė lajthitje nė ēėshtjet e fesė.

Disa prej atyre ashabėve qė jetuan nė vende tė ndryshme, themeluan shkolla tė veēanta tė tefsirit. Kėshtu shohim qė nė Mekė u shquan nxėnėsit e shkollės sė Ibni Abbasit, nė Irak (Kufė) nxėnėsit e shkollės sė Abdullah ibn Mes’udit, kurse nė Medinė nxėnėsit e shkollės sė Ubejj bin Ka’bit.[1]

Kėta ashabė tė Resulullahut mėsimet e marra nga i Dėrguari i Allahut, i pėrcollėn besnikėrisht deri tek tabiinjtė, kėshtu qė shumė prej nxėnėsve tė kėtyre tefsirologėve mė eminentė tė Islamit, u bėnė edhe vetė tė njohur pėr njohuritė e mėdha tė tefsirit, dhe transmetimet e tyre ende sot e kėsaj dite pėrcillen nėpėr librat e tefsirit.

Shumė prej kėtyre tabiinjve u bėnė dijetarė tė mėdhenj, kėshtu qė edhe shumė ashabė merrnin mėsime prej tyre, ose porositnin qė tė merrej dituria prej tyre. Nė lidhje me kėtė kemi prononcimin e Ibn Abbasit- mufessiri mė i famshėm nga ashabėt, duke i thėnė popullit tė Mekės: “Pėrse jeni tubuar rreth meje kur nė mesin tuaj keni Atain?” E Atai ishte njė prej nxėnėsve tė mėdhenj tė Ibn Abbasit nga gjenerata e tabiinjve. Ose kemi rastin kur Abdullah ibn Omeri shpesh kėrkonte mendimin e tabiiut Seid bin Musejjebit, lidhur me disa ēėshtje.[2]



Kush konsiderohet tabi’i

Dijetarėt qė u morėn me kėtė ēėshtje, gjatė pėrkufizimit tė statusit tė tabiinjve, dhanė edhe definicionin e qartė se kush mund tė konsiderohet tabi’i.

Hatib el Bagdadiu thotė: “Ai qė ka shoqėruar tė paktėn njė ashab, quhet tabi’i”[3]

Ibn Kethiri nė lidhje me kėtė thotė: “Tabi’i konsiderohet ai qė ka shoqėruar njė ashab, dhe nuk mjafton qė ta marrė kėtė status vetėm nėse e ka parė atė ashab, nė dallim tė statusit tė ashabėve, tė cilėve pėr ta marrė kėtė epitet, u ka mjaftuar vetėm ta kishin parė Pejgamberin a.s…”[4].

Mirėpo, megjithatė, shumica dėrrmuese e dijetarėve thonė se tabi’i konsiderohet ai qė vetėm ka parė njė ashab dhe ka transmetuar prej tij, edhe nėse nuk e ka shoqėruar.

Hakimi thotė: “Tabi’i ėshtė ai qė ka takuar ndonjė ashab, qė ka transmetuar prej tij edhe nėse nuk e ka shoqėruar.”[5]



Vlera e tabiinjve si gjeneratė
Nė lidhje me vlerėn dhe gradėn e tabiinjve, El Iraki thotė: “I Dėrguari i Allahut ka dhėnė shenjė pėr ashabėt dhe pėr tabiinjtė, kur ka thėnė: “I lumi ai qė mė sheh mua dhe mė beson, dhe i lumi ai qė sheh atė qė mė ka parė mua”[6].

Sidoqoftė, vlera dhe grada e tabiinjve ėshtė e pakontestueshme, duke marrė parasysh vlerėsimin e lartė pėr ta edhe nga ana e Pejgamberit a.s., kur thotė: “Gjenerata mė e mirė ėshtė gjenerata ime (ashabėt), pastaj ata qė vijnė pas tyre (tabiinjtė) dhe pastaj ata qė vijnė pas tyre (tebei tabiinjtė).”[7]



VLERA E TRANSMETIMEVE TĖ TEFSIRIT NGA TABIINJTĖ
Nė mesin e dijetarėve hasim nė mospajtime rreth faktit nėse komentimet e tefsirit nga tabiinjtė, duhet tė pranohen apo jo si argumente tė pakontestueshme, nėse nuk ceket se ai komentim i tabiinjve ka bazė nė fjalėt e Muhammedit a.s. ose tė ndonjėrit prej ashabėve?

Kėshtu shohim se njė grup prej tyre janė kategorikė nė qėndrimin se fjalėt e tabiinjve nuk mund tė merren si argument, sepse ata thjesht nuk kanė qenė dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė tė Shpalljes sė Kur’anit, dhe kjo nėnkupton faktin se ata edhe mund tė gabojnė nė tė komentuarit e drejtė tė kuptimit tė synuar tė ndonjė ajeti.

Fakt tjetėr ėshtė se edhe drejtėsia dhe forca argumentuese e tabiinjve, nė dallim me atė tė ashabėve, nuk precizohet me ndonjė normė tė veēantė.

Ibni Tejmije thotė: “Ka thėnė Shu’beh bin Haxhaxhi dhe tė tjerėt: “Fjalėt e tabiinjve nuk merren si argument, prandaj si mund tė konsiderohen ato si argument nė tefsir?! Kjo do tė thotė se dikush mund tė ketė mendim tė kundėrt nga ata, prandaj edhe fjalėt e tabiinjve nuk mund tė konsiderohen si tė paprekshme. Por megjithatė, kjo ndryshon vetėm nėse tė gjithė tabiinjtė janė unikė rreth njė ēėshtjeje tė caktuar, kėshtu qė nė kėtė rast jemi tė detyruar ta marrim atė si tė saktė e tė pranueshme.”[8]

Imam Ebu Hanifja, nė lidhje me vlerėn e transmetimit nga tabiinjtė, ka thėnė: “Ē’ka ardhur nga i Dėrguari i Allahut, e pranojmė pa diskutim, ē’ka ardhur nga ashabėt, i zgjedhim transmetimet, t’i marrim ose jo, kurse ē’ka ardhur nga tabiinjtė, ata janė njerėz (burra) dhe ne jemi njerėz (burra).”[9]

Nė anėn tjetėr, shumica e mufesirėve janė tė mendimit se fjalėt e tabiinjve nė tefsir, mund tė merren si argument, sepse ata nė tė shumtėn e rasteve, transmetimet i kanė dėgjuar nga ashabėt, e kėta janė tė pakontestueshėm nė argumentim.

Imam Ahmed ibn Hanbeli nė lidhje me kėtė ēėshtje ka dy mendime, nė njėrin transmetimet nga tabiinjtė i pranon si argument, kurse nė njė tjetėr nuk i pranon, ndėrsa Ibni Kethiri ka thėnė: “Nėse tabiinjtė janė unikė rreth njė ēėshtjeje, atėherė kėtė e marrim si argument, e nėse nuk janė unikė, atėherė, jo.” [10]

Megjithatė, mendimi nė tė cilin mbėshtetemi ne lidhur me kėtė ēėshtje, ėshtė se tefsiri (komentimet) i tabiinjve mund tė merret si argument vetėm nėse paraprakisht i plotėson kėto kushte:

1. Nėse transmetimet nga ndonjė tabi’i janė tė sferės nė tė cilėn nuk ka vend pėr mendim personal e as pėr ndonjė ixhtihad;

2. Qė ky tabi’i tė mos jetė prej atyre qė janė tė njohur pėr transmetimet e marra nga pjesėtarėt e Ehli Kitabit, dhe

3. Nėse tė gjithė tabiinjtė janė unikė dhe kompaktė rreth njė ēėshtjeje tė caktuar, atėherė jemi tė detyruar ta marrim atė si tė saktė e tė pranueshme.[11]



BURIMET E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E TABIINJVE
Komentatorėt e Kur’anit nga tabiinjtė gjatė komentimit tė tyre tė Librit tė Allahut, u mbėshtetėn mbi kėto burime:

1. Kometimet qė gjenden nė vetė Kur’anin fisnik, ku disa ajete janė komentuese (sqaruese) tė disa tė tjerave.

2. Komentimet e Resulullahut s.a.v.s., tė cilat i pėrcollėn ashabėt besnikėrisht deri tek tabiinjtė.

3. Komentimet nga vetė ashabėt, qė i bėnė Kur’anit, ose disa ajeteve kuranore.

4. Transmetimet (rrėfimet) e ndryshme qė tabiinjtė i morėn nga pasuesit e librave tė shenjtė tė mėparshėm (Ehli Kitab), dhe

5. Komentimet qė buronin nga vetė ixhtihadi i tabiinjve gjatė studimeve qė i bėnin Librit tė Allahut.[12]



Gjendja e Tefsirit nė kohėn e tabiinjve

- Nė kohėn e tabiinjve u shfaqėn pėr herė tė parė transmetimet e shkruara nga tefsiri,[13] siē ėshtė rasti i tefsirit tė Muxhahidit.

- Gjatė kohės sė tyre u shtuan mospajtimet nė tė kuptuarit e disa ajeteve kuranore.

- Nė kėtė gjeneratė u shfaqėn edhe disa mospajtime medhhebiste pėr disa ajete. P.sh. njė mospajtim tė tillė e hasim ndėrmjet Katades dhe Hasen el Basriut.

- Nė kėtė periudhė u shfaq pėr herė tė parė tefsiri pėr secilin ajet kuranor.[14]

- Tefsiri u tubua si njė shkencė e veēantė dhe e ndarė tash plotėsisht nga Hadithi.

- Nė kėtė kohė, u shtuan transmetimet e marra nga beni-israilėt, tė cilėt e kishin pranuar Islamin, ca prej tyre vetėm formalisht, dhe ky ishte njė gabim i rėndė qė do t’u kushtonte shtrenjtė edhe shumė gjeneratave islame tė mėvonshme, derisa ato nuk u demaskuan nė tėrėsi. [15]



SHKOLLAT E TEFSIRIT NĖ KOHĖN E TABIINJVE
Ashtu sikur u dalluan pėr njohuritė e tyre rreth komentimit tė librit tė Allahut disa nga ashabėt, po ashtu edhe gjenerata vijuese pas tyre, ajo e tabiinjve, pati dijetarė tė shquar nė kėtė lėmė.[16]

Kėta morėn mėsimet e drejtpėrdrejta nga ashabėt tė cilėt i kishin dėgjuar ato gojarisht nga Resulullahu s.a.v.s. dhe i pėrcollėn besnikėrisht deri tek gjenerata tjetėr-tabiinjtė, e kėta ua pėrcollėn atyre qė erdhėn pas tyre.

Ndėr ashabėt mė tė mėdhenj qė themeluan shkolla tė tefsirit, nga tė cilat dolėn nxėnės qė mė vonė do tė bėheshin dijetarė tė famshėm e me nam, do tė pėrmendnim Abdullah Ibn Abbasin nė Mekė, Abdullah Ibn Mes’udin nė Kufė, Ubejj bin Ka’bin nė Medinė, Ebu Derdanė dhe Temin ed-Dariun nė Sham, Amr Ibn Asin nė Egjipt dhe Muadh bin Xhebelin e Ebu Musa el Esh’ariun nė Jemen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
TEFSIRI NĖ KOHĖN E TABIINJVE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TEFSIRI I FUKAHENJVE
» TEFSIRI RACIONAL
» Si ia kaloni kohen e lir ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Tefsirė-
Kėrce tek: