Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Fitoret e Lidhjes shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnd

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 30
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

Fitoret e Lidhjes shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnd Empty
MesazhTitulli: Fitoret e Lidhjes shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnd   Fitoret e Lidhjes shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnd I_icon_minitime10/10/2008, 7:54 pm

1. Fitoret e para ushtarake

skan-beteje.jpg (60550 octets)Ēlirimi i rajoneve tė tėra nė Shqipėrinė e mesme e veriore, bashkimi i forcave politike shqiptare ishin ngjarje tė rėndėsishme edhe nė planin ndėrkombėtar dhe shkaktuan shqetėsime tė veēanta nė oborrin osman.

Sulltan Murati i II ngarkoi Ali Pashėn, njė nga komandantėt e tij mė tė shquar, qė tė rivendoste pushtetin osman nė ato rajone.

Ne krye tė 25,000 vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve tė lira shqiptare.


Skėnderbeu pėrgatiti njė ushtri prej afro 8 mijė kalorėsish e 7 mijė kėmbėsorėsh. Beteja u zhvillua nė vere tė vitit 1444, nė fushė tė Dibrės sė poshtme tė palokalizuar ende, qė konvencionisht ėshtė cilėsuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarėve tė cilėt luftuan heroikisht dhe arritėn njė fitore tė Shkėlqyer. Nė atė betejė shkruan Barleci “Luanėt komanduan luanėt”.

Fitorja e Torviollit pati jehonė tė thellė nė Shqipėri dhe nė vende tė tjera. Ajo pėrforcoi besimin e shqiptarėve tek Skėnderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes.

Ne vjeshtėn e vitit 1445, kundėr Shqipėrisė erdhėn njėra pas tjetrės dy ushtri osmane, tė cilat u shpartalluan nė luginėn e ngushtė tė Mokrės sė Dibrės. Nė vitin 1447 shqiptarėt shpartalluan njė ushtri tjetėr osmane nė Oranik tė Dibrės. Kėto fitore ushtarake e rritėn mė tej autoritetin e Skėnderbeut dhe nė njė rrafsh ndØrrkombėtar e bėnė Shqipėrinė njė fuqi antiosmane tė dorės sė parė.


2. Konflikti me Venedikun (1447-1448)

Venediku ishte njė nga shtetet mė tė fuqishme detare e tregtare nė tėrė pellgun e Mesdheut dhe zotėronte njė numėr qytetesh e qendrash tė rėndėsishme tregtare tė Ballkanit e mė gjerė.

Edhe pas ēlirimit tė rajoneve tė gjera tė Shqipėrisė sė mesme e tė veriut, Venediku pėrpiqej tė shfrytzonte situatat e krijuara pėr tė forcuar pozitat e veta. Nė Shtator tė vitit 1444 mori kėshtjellėn e Dejės qendėr e rėndėsishme doganore, duke shfrytėzuar vrasjen e zotit tė saj, Lekė Zaharisė. Ky akt ndikoi nė acarimin e marrėdhėnieve tė shqiptarėve me Venedikun. Nė vjeshtė tė vitit 1447 Skėnderbeu mblodhi Kuvendin e lidhjes nė tė cilin u vendosn pėr fillimin e luftės kundėr Venedikut.

Nė nėntor shqiptarėt rrethuan Durrėsin dhe Dejėn, kurse gjatė pranverės sė vitit 1448, ushtria shqiptare, e drejtuar nga Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti shpartalloi nė brigjet e Drinit njė ushtri venedikase, tė komanduar nga Daniel Juriēi, dhe mė pas sulmoi Shkodrėn dhe Drishtin. Forcat e Skėnderbeut, me tė cilan u bashkuan shumė shqiptarė tė zotėrimeve venedikase, kaluan lumin e Bunės dhe iu drejtuan Tivarit.

Nėn nxitjen dhe kėrkesėn e Venedikut, sulltan Murati II u nis nė drejtim tė viseve tė lira shqiptare, dhe me njė ushtri tė fuqishme rrethoi Sfetigradin. nė kėto rrethana Skėnderbeu u largua nga zoterimet e Venedikut dhe mė pjesėn Kryesore tė ushtrisė sė tij u nis nė drejtim tė Sfetigradit. Luftimet kėtu u zvilluan gjatė muajve qershor-gusht 1448. Pasi osmanėt zbuluan e prishėn kanalin e furnizimit mė ujė tė kėshtjellės sė Sfetigradit, etja i detyroi mbrojtesit e saj tė dorėzoheshin.

Sulltani i ndėrpreu veprimet ushtarake tė mėtejshme kundėr shqiptarėve, sepse duhej tė pėrballonte ushtrinė e Janosh Huniadit. Ky po pėrgatitej tė marshonte nė thellėsi tė zotėrimeve osmane, pėr t’u bashkuar me rreth 20 mije luftėtarė tė Skėnderbeut dhe pėr tė zhvilluar njė betejė tė pėrbashkėt kundėr ushtrive osmane.

Nė kėtė kuadėr, Lidhja Shqiptare ndėrpreu luftėn me Venedikun dhe mė 4 tetor 1448 u nėnshkrua traktati i paqes. Nė bazė tė tij Deja i mbetej Venedikut, i cili do t’i paguante ēdo vit Skėnderbeut 14000 dukate, do t’u krijonte lehtėsira doganore disa fisnikėve shqiptarė etj. Me gjithė pėrgatitjet qė bėnė shqiptarėt nuk arritėn tė merrnin pjesė nė betejėn e zhvilluar mė 18 tetor 1448 nė afėrsi tė Prishtinės, tė cilėn Huniadi e humbi.


3. Mbrojtja e Krujės gjatė rrethimit tė parė (korrik – tetor 1450)

Gjatė vitit 1450 sulltani bėri pėrgatitje intensive pėr organizimin e njė fushate ushtarake shumė mė tė fuqishme sė ajo e vitit 1448. Nė fund tė korrikut tė vitit 1450 njė ushtri e fuqishme prej 100 mijė vetash, e drejtuar nga sulltan Murati II, tė cilin e shoqėronte edhe i biri i tij 18 vjear, sulltani i ardhshėm Mehmeti II, vėrshoi nė viset e lira shqiptare “duke i vėnė zjarrin ēdo gjėjė qė taknte. Gjatė kalimit nėpėr luginėn e Shkumbinit, ushtria osmane u ndodh nėn goditjen e luftėtarėve tė Gjergj Arianitit: megjithatė ajo arriti ta vendoste kampin e vet nė fushėn pranė Krujės.

Mbrojtėsit e Krujės tė komanduar nga Vrana Konti, refuzuan me pėrbuzje ofertat e sulltan Muratit II pėr dorėzimin e kėshtjellės. Pranė saj osmanėt derdhėn topa tė fuqishėm dhe me predhat e tyre prej guri rrahėn muret e kėshtjellės, njė pjesė e tė cilave u dėmtuan. Pas bombardimit, osmanėt u vėrsulėn drejt tė dėmtuarve, por ndeshėn mė heroizmin e mbrojtėsve tė Krujės tė cilėt shkruan njė epope tė lavdishme.

Ushtria shqiptare, qė vepronte jashtė kėshtjellės nėn komandėn e Skėnderbeut, i sulmonte parreshtur dhe befasisht trupat armike njėkohėsisht nga drejtime tė ndryshme, ditėn e natėn, gjė qė i shkaktoi armikut mijėra e mijėra tė vrarė, dhe vėshtirėsi tė shumta furnizimi mė uishqime e me mallra tė tjera.

Pasi i humbi shpresat pėr mposhtjen e qėndresės shqiptare, sulltan Murati II kėrkoi tė arrinte nė marrėveshje paqeje me Skėnderbeun, tė cilėn ky e refuzoi. Nė mesin e tetorit 1450, sulltan Murati II hoqi dorė nga rrethimi i Krujės dhe pas disa muajsh vdiq.

Mbrojtja heroike e Krujės mė 1450 ishte njė nga fitoret mė tė shkėlqyera tė shqiptarėve. Jehona e saj qe shumė e madhe, si nė Shqipėri ashtu edhe nė vendet e tjera evropiane. Pėr kėtė fitore, heroi shqiptar mori pėrgėzime nga vende tė ndryshme dhe personalitete tė shquara tė kohes.


4. Pėrpjekjet pėr ēlirimin e viseve jugore. Fitorja e Skėnderbeut nė Ujbardhė (1457)

Pas vdekjes sė sulltan Muratit II nė fronin osman erdhi i biri i tij, Mehmeti II (1451-(57!) 1481), i cili nuk do tė vononte tė dėrgonte forcat e tij kundėr viseve tė lira Shqiptare.

Mė 1452 njė ushtri osmane prej 12 mijė vetash iu drejtua kėshtjellės sė Modricės, nė brigjet e Drinit tė zi, tė cilėn Skėnderbeu sapo e kishte ngritur. Kur truapat osmane po i ngjiteshin kodrės pėr nė kėshtjellėn e Modricės, u sulmuan nga lart poshtė nga shqiptarėt, dhe shumica u vranė e ranė robėr sė bashku mė komandantin e tyre, Hamza Beun. Pas disa muajsh sulltani nisi njė ushtri tjetėr. Pėr shpartallimin e saj Skėnderbeu i kaloi ushtarėt e vet nė thellėsi tė viseve tė pushtuara, e sulmoi atė natėn nė disa drejtime nė fushėn e Pollogut dhe vrau edhe komandantin e saj, Debrenė.

Skėnderbeu ishte i vetėdijshėm pėr domosdoshmėrinė e ēlirimit tė viseve shqiptare ende tė pushtuara si dhe tė rajoneve tė tjera tė Ballkanit, si rruga e vetme pėr tė shpėtuar nga sulmet e pandėrprera tė ushtrisė osmane. Kėtij qėllimi i shėrbyen edhe lidhjet e ngushta qė ai krijoi mė vendet e tjera. Nė verė tė vitit 1455 erdhėn nė Shqipėri 500 ushtarė napolitanė, pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė luftė pėr ēlirimin e kėshtjellės sė Beratit.

Kur trupat osmane ishin tė zėna me pushtimin e Kosovės, nė verėn e vitit 1455, shqiptarėt rrethuan Beratin. Pėr Shkak tė pakujdesisė sė Muzakė Topisė (qė ishte martuar mė tė motrėn e vogėl tė Skėnderbeut, Mamicėn), nė 26 korrik tė vitit 1455 nga njė sulm i befasishėm i njė ushtrie osmane prej 30 mijė vetash, u vranė tė 5 mijė luftėtarėt e tij. Kurse 7 mijė luftetarė tė tjerė shqiptarė sė bashku me Skėnderbeun e Gjergj Arianitin qė ishin nė rrethinat e Beratit, rendėn tė ndihmonin vėllezėrit e tyre, por u gjendėn tė rrethuar. Ata shpėtuan vetėm nė sajė tė heroizmit tė Skėnderbeut.

Kjo ngjarje pati rrjedhoja nė jetėn politike tė vendit. Tek disa fisnikė shqiptarė, duke pėrfshirė ketu edhe bashkėpunėtorėt tė ngushtė tė Skėnderbeut, si Moisi Arianiti (Golemi) e Hamza Kastrioti, u trondit besimi nė luftėn kundėr ushtrive osmane, aq sa ata kaluan nė anėn e armikut dhe bashkėpunuan me tė.

Nė pranverė tė vitit 1456, Skėnderbeu shpartalloi njė ushtri osmane tė komanduar nga Moisi Arianiti nė fushėn e Oranikut tė Dibrės. Pas kėsaj, i penduar pėr aktin e tij, Moisiu luftoi besnikėrisht pėrkrah Skėnderbeut deri nė vdekje. Por edhe mė tė rėndėsishme ishte fitoria e vitit 1457 nė Ujbardhė.

Njė ushtri e fuqishme osmane prej 80 mijė vetash erdhi nė tokat e lira shqiptare nė korrik tė vitit 1457. Ajo komandohej nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti.

Si zakonisht Skėnderbeu me luftėtarėt e vet zuri shtigjet nė ballin lindor, nga pritej afrimi i ushtrisė osmane. Pas disa ndeshjeve tė parėndėsishme me tė ai e shpėrndau pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė dhe u tėrhoq sikur u shpartallua. Kjo manovėr e Skėnderbeut pati sukses tė plotė. Forcat osmane i ranė kryq e tėrthor vendit pa u rėnė nė gjurmė luftėtarėve shqiptarė.

Kur ushtria osmane e mashtruar plotėsisht rrinte e shkujdesur si fitimtare nė fushėn e Ujit tė Bardhė pranė Mamurrasit, Skėnderbeu i grumbulloi fshehurazi luftėtarėt shqiptarė dhe mė 2 shtator 1457 e goditi atė befasisht nė disa drejtime. Tė ndodhur nė gjumin e mesditės, pa armė e me kuaj tė pashaluar, trupat osmane pėsuan njė disfatė tė plotė. Shumica e tyre u vranė dhe ranė robėr nė duart e shqiptarėve.

Fitorja nė betejėn e Ujbardhės pati nė Shqipėri rrjedhoja tė shumanshme politike dhe ushtarake. Ajo ishte njė goditje vendimtare ndaj lėkundjeve qė u shfaqėn nė gjirin e disa fisnikėve shqiptarė dhe ndikoi sė tepėrmi nė rritjen e autoritetit tė Skėnderbeut e nė forcimin e pushtetit tė tij nė tė gjitha viset e lira shqiptare.



Pjesė leximi


1. Beteja e Torviollit (29 Qershor 1444)

I vetmi burim qė jep tė dhena pėr kėtė betejė ėshtė Marin Barleci. Ai tregon sė beteja u zhvillua nė njė fushe tė Dibrės sė poshtme. Historiantėt e mėvonshėm e kanė emėrtuar atė si “Beteja e Torviollit” dhe si datė tė saj kanė vėnė 29 qershorin e vitit 1444.

Sipas Barlecit, ushtria osmane e Ali Pashės numėronte 25 mijė ushtarė, kurse ushtria shqiptare kishte 8 mijė kalorės dhe 7 mijė kėmbėsorė. Beteja u zhvillua nė formacion tė rregullt luftimi. Skėnderbeu e vendosi ushtrinė shqiptare nė fushėn e hapur, nė formė harku, tė ndarė nė tri grupime. Nė radhėn e parė tė ēdo grupimi vendosi kalorėsinė dhe pas tyre kėmbėsorinė. Pėr tė drejtuar zhvillimin e betejės, ai qėndronte me luftėtarėt e grupimit tė qendrės.

Forcat e grupimit tė djathtė i komandonte, Moisi Arianiti, kurse ato tė grupimit tė majtė Tanush Topia. Pas trupave tė qendrės ishin vendosur edhe dy grupime luftėtarėsh nėn drejtimin e Ajdin Muzakės dhe tė Vrana Kontit.

Beteja filloi mė sulmin e luftėtarėve shqiptarė tė dy drejtimeve anėsore, tė cilėt u pėrpoqėn ta ndanin ushtrinė osmane nė dy pjesė, ndėrkohė kur forcat e grupimit tė qendrės, me Skėnderbeun nė krye, sulmuan trupat e Ali Pashės.

Kur Armiku ende nuk i kishte hedhur nė betejė tė gjitha forcat, u sulmau nga pas prej luftėtarėve tė Gjin Muzakės e tė Hamza Kastriotit, tė fshehur nė pyjet aty pranė. E goditur nga tė gjitha anėt, sė fundi edhe nga forcat e freskėta shqiptare tė rezervės tė komanduara nga Vrana Konti, ushtria e Ali Pashės u shpėrnda plotėsisht. Osmanėt lanė nė fushėn e betejės me mijėra tė vrarė e robėr.


2. PĖrgĖzimet pėr mbrojtjen e Krujės mė 1450

“Nuk gjejmė fjalė tė mjaftueshme pėr tė lavdėruar ose admiruar madhėshtinė e pabesueshme tė shpirtit tuaj, urtėsinė dhe burrėrinė tuaj tė pashoqe. Ju qėndruat me forcat e pakta kundėr njė armiku tė panumėrt osmanėsh. Qofshi pasqyrė e shembullt pėr tė gjithė princat, pėr tė gjithė popujt !”.
( Pjesė nga njė letėr e Senatit tė Raguzės drejtuar Skėnderbeut )


3. Shteti i Skenderbeut

Kėrcėnimi i vazhdueshėm osman ndikoi qė nė procesin e formimit tė njė shteti tė vetėm shqiptar, nė tė gjitha viset e lira (qė shtriheshin nga rrjedha e lumejnve Devoll e Seman nė jug, deri nė Malėsinė e Dukagjinit nė veri, e nga brigjet e ditit Adriatik nė perėndim deri pėrtej Drinit tė Zi nė lindie) tė vepronin gjithnjė e mė shumė faktorėt e mirėkuptimit dhe tė interesit tė pėrbashkėt. Nė kėtė drejtim ndikonin pozitivisht lidhiet martesore ndėrmjet familjeve fisnike, dukuri kjo mjaft e njohur nė shoqėrinė feudale.

Martesa tė tilla me karakter politik kishin bėrė qė nė kohėn e Gjon Kastriotit, i cili vetė ishte i martuar mė Vojsajvėn, familja e sė cilės jetonte nė viset lindore shqiptare, nė krahinėn e Pollogut, motrat e Skėnderbeut u martuan me familjet mė tė fuqishme shqiptare tė kohės. Mara mė Stefan Gojēinin (Cermojeviēin) e Zetės, Vllajka me Gjon Muzakėn, Angjelina me vėllanė e Gjergj Arianitit, Vlado, dhe Jella me Pal Stres-Balshėn. Skėnderbeu, nga ana e tij, bėri lidhje tė tjera martesore. Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn e martoi me Muzak Topinė.

Shteti shqiptar i Skėnderbeut personifikonte bashkimin e familijeve tė mėdha shqiptare, jo vetėm nėpėrmjet lidhjeve martesore, por edhe nėpėrmjet simboleve shtetėrore, qė lidheshin me ta dhe me traditėn e lashtė kombėtare.

Kėshtu, krahas evokimit tė lavdisė sė epiriotėve (sinonim i emrit arbėr), Skėnderbeu pėrdori simbolin e njohur tė Pirros sė Epirit, pėrkrenaren e zbukuruar mė njė kokė dhije, kurse nė vulen zyrtare tė heroit shqiptar dhe nė stemėn e Kastriotėve, u pėrdorėn si simbole shqiponja dykrenare, qė e kishin Muzakajt, dhe ylli mė gjashtė cepa qė e kishte principata e Balshajve. Nėpėrmjet kėtyre simboleve shprehej uniteti i viseve tė tėra shqiptare nga Jugu (shqiponja dykrenare e Muzakajve) deri nė veri (ylli gjashtėcepėsh i Balshajve) dhe duke pėrdorur flamurin e perandorisė Bizantine (fushėn e kuqe me shqiponjėn e zezė dykrenare nė mes), tregohej sė pas pushtimit tė Kostandinopojės prej osmanėve mė 1453, shqiptarėt ishin forca kryesore antiosmane nė Ballkan, qė dikur ishin pjesė e Perandorisė Bizantine.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fitoret e Lidhjes shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnd
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca sociale :: Historia-
Kėrce tek: