Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 12 kėshillat e mjekėve pėr ata qė vuajnė nga pagj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 30
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

12 kėshillat e mjekėve pėr ata qė vuajnė nga pagj Empty
MesazhTitulli: 12 kėshillat e mjekėve pėr ata qė vuajnė nga pagj   12 kėshillat e mjekėve pėr ata qė vuajnė nga pagj I_icon_minitime10/10/2008, 7:15 pm

Kėshilla pėr personat qė vuajnė nga pagjumėsia:

1. Ushtrimet ju ndihmojnė qė tė flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se tė shkoni nė shtrat.


2. Shkruajini shqetėsimet tuaja nė vend qė tė filloni t’i risillni ato nė mend ndėrsa pėrpiqeni qė tė flini gjumė.

3. Njė dush i ngrohtė para se tė shkoni nė shtrat do t’u vinte shumė nė ndihmė.

4. Konsumimi i alkoolit mund tė shqetėsojė gjumin tuaj tė natės, kėshtu qė njė ēaj i ngrohtė me kamomil do tė ishte njė zgjidhje shumė e mirė pėr tė rėnė nė gjumė.

5. Evitoni konsumimin e pijeve qė pėrmbajnė kafeinė (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natėn vonė.

6. Sigurohuni qė tė jeni shumė rehat nė shtrat. Shtrati vetė duhet tė jetė i ajrosur dhe i ngrohtė.

7. Nė dhomėn tuaj krijoni njė mjedis tė qetė dhe tė ngrohtė.


8. Mos shkoni nė shtrat derisa tė ndiheni tė lodhur.


9. Seksi para se tė jetė koha pėr gjumė mund tė jetė njė mėnyrė pėr tė pėrafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund tė flenė pas seksit, ndėrkohė qė femrat mund tė mbeten shumė energjike.

10. Lexoni njė libėr derisa tė ndiheni tė pėrgjumur. Nėse nuk jeni nė gjendje tė flini, ēohuni pėrsėri. Uluni dėgjoni pak muzikė ose vazhdoni tė lexoni derisa tė kalojė gjysmė ore. Atėherė gjumi me siguri qė nuk do “t’u bėjė naze”.

11. Zgjohuni nė mėngjes nė tė njėjtėn orė ēdo ditė. Vini orėn nė zile dhe ēohuni menjėherė nga shtrati, edhe nėse natėn e shkuar keni qėndruar zgjuar deri vonė. Nė kėtė mėnyrė, nė fund tė ditės ju do tė ndiheni mė tė lodhur dhe do tė flini nė kohėn e duhur. Nėse e bėni kėtė gjė pėr disa ditė tė mjaftueshme, do tė sistemoni me sukses kohėn pėr gjumė.

12. Pėr udhėtime tė gjata me avion apo ose autobus, do tė ishte mirė qė tė merrni njė pilulė pėr gjumin nėse keni probleme me gjumin. Kjo duhet tė jetė njė pilulė shumė shpejt e efektshme me njė efekt tė limituar nga 5-6 orė. Duhet tė konsultoheni me mjekun tuaj personal para se tė merri medikamentin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
12 kėshillat e mjekėve pėr ata qė vuajnė nga pagj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 9 keshillat per shtatzani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Mjekėsia-
Kėrce tek: