Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekonomia E Shqiperis

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
FoKkY-F
Administrator
Administrator
FoKkY-F


Numri i postimeve : 285
Age : 30
Vendi : Therandė
Reputacioni : 0
Registration date : 29/09/2008

Ekonomia E Shqiperis Empty
MesazhTitulli: Ekonomia E Shqiperis   Ekonomia E Shqiperis I_icon_minitime10/10/2008, 5:14 pm

Pėrpara vitit 1991, partia komuniste nė pushtet e drejtonte ekonomine e vendit me ane te nje serie planesh Pesė Vjeēare. Tė gjitha mjetet e prodhimit kontrolloheshin nga shteti, bujqesia ishte kolektivizuar plotesisht dhe industria u be prone popullore dhe sipermarrja privati u ndalua rreptesisht. pervec kesaj Kushtetuta e Republikes Socialiste te Shqiperise e ndalonte qeverine te kerkonte ndihma nga jashte, te pranonte borxhe apo te lejonte investime te huaja. Deshtimi i kesaj ekonomie te kontrolluar e ka shtyre qeverine te decentralizje procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregetise private ėshtė shfuqizuar, qeveria tashme pranon borxhe dhe kredi te huaja dhe perpiqet te krijoje vende te reja pune me ane te bashkepunimeve me partneret nga jashte. Keto masa kane pėr qellim rritjen e industrive te lehta, prodhimet ushqimore dhe bujqesore. Progresi i viteve te fundit ėshtė i dukshem dhe tregu tani permban te gjithe artikujt ushqimore te cilet ne te kaluaren mungonin shpesh. Shqiperia ka nevoje pėr me shume punonjes te specializuar dhe rikthimin ne vend te studenteve te rinj, te arsimuar ne Perendim dhe te mbrujtur me nje kulture me te plote dhe me me shume ekspertize se moshataret e tyre brenda vendit.

Pasurit natyrore

Pėr njė sipėrfaqe tė vogėl sa ka Shqipėria mund tė thuhet se ėshtė e begatėshme me pasuri natyrore. Pjesa veri-perėndimore e vendit ėshtė e pasur me naftė dhe gaz natyror. Ndėrsa nė veri-lindje gjenden rezerva tė konsiderueshme tė mineraleve ndėr tė cilat vlen tė pėrmenden: kromi, hekur-nikeli. Pjesa mė e madhe e rezervave tė qymyrit ėshtė gjetur nė rrethinėn e Tiranės.

Po ashtu Shqipėria ėshtė e begatuar me lumenj tė rrėmbyeshėm tė cilėt janė edhe potencial pėr Hidrocentrale. Vec Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janė bėrė hulumtime qė nga ky potencial i lumenjve tė ndėrtohen disa Hidrocentrale me tė cilat ky vend do tė bėhej eksportues edhe mė i madh i energjisė elektrike.

Industria

Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjė e cila ēoi ne krijimin e nje industrie shume degėshe relativisht moderne. Kjo industri tani gjeneron me tepėr se gjysmen e te ardhurave kombetare, me pėrparėsi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit. Shqiperia ėshtė prodhuesi i trete pėr kromin. Elektrifikimi i te gjithe vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqiperia po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje.

Industria e Shqipėrisė ėshtė e bazuar kryesisht nė prodhimet vendase bujqėsore, ndėrsa industria e rėndė dhe e makinave ėshtė e zhvilluar kryesisht pėr pajisjen e fabrikave, uzinave dhe pėr prodhimin e energjisė elektrike. Vec energjisė elektrike, Shqipėria eksporton edhe naftė dhe pėrbėrės tė saj.

Vec pėrvojės nga industria e lehtė dhe pjesėrisht nga industria e rėndė (shfrytėzimin e naftės dhe energjisė elektrike), industria e Shqipėrisė ėshtė disi e fjetur. Shkaktarėt e shembjes sė industrisė dhe ngadalėsimit nė shfrytėzimin e pasurive natyrore janė tė shumta, si mungesa e organizimit tė mirėfilltė, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janė duke e zhdukur industrinė vendase. Po kėshtu, pėr shkak tė investimeve (tė pėrkrahura nga ekspertėt perėndimorė) tė gabuara nė ekonomi nga qeveritė mbas shembjes sė komunizmit, industria e Shqipėrisė nuk ėshtė mė nė gjendje tė pėrmbushė kėrkesat ekonomike tė popullatės vendase.

Bujqėsia

Mėse gjysma e fuqisė punėtore e Shqipėrisė janė tė punsur nė sektorin e agrokultuės. Me njė tė katėrten pjesė tokė tė punueshme, tani vendi ėshtė po thuajse nė gjendje tė i pėrmbushė tė gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Qė nga mesi i viteve 1970-ta, e mė vonė, Shqipėria ėshtė nė gjendje qė tė vetėfurnizohet me bukė. Prodhimet bujqėsore kryesore tė drithėrave janė : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqėsore tė pemtarisė Shqipėria i mbullonė dhe ėshtė nė gjendje tė eksportojė si p.sh patate dhe fruta tė ndryshme. Ndėr prodhimet bujqėsore qė pėrdoren nė industri vlen tė pėrmenden lule djeli dhe duhani.

Shqipėria pėrpos pemėve dhe perimeve kultivonė edhe blektorin nė tė cilen dallohen kulivimi i gjedheve. delet dhe i derrit.

Gjatė kohės sė regjimit komunistė, qeveria e tyr ka ndėrmarrur hapa themelorė pėr zhvillimin e Agrokulturės. Programe tė niveli tė lartė janė ndėrmarrur tė cilat kanė bėrė bonifikimin, pėrmisimi dhe ujitja e tokės punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj nė disa raste edhe tharja e moqaleve. Tė gjitha kėto plane janė realizuar me qėllim tė zhillimit nė nivel mė tė lartė tė Agrokulturės. Tani (2005) munges e inciativave tė tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturės e cila ėshtė kėthyer nė nivel bujqėsisė tradicionale.

Kolektivizimi i tokave tė punueshme gjatė kohės komuniste nė Shqipėri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatėrrimit tė bllokut komunistė janė bėrė gjatė kohės sė quajtur "koha e tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja pėr njė pjesė tė buqėve tė cilėt kanė qenė tė aftė pėr kultivimin e bujqėsisė mirėpo nuk kanė pasur njohuri nė plasimin e produkteve nė tregun Shqiptarė. Pas privatizimit dhe stabilizimit tė gjendjes, pronarėt e tokave janė duke u orientuar pėr rimėkėmbjen e agrikulturės Shqiptare dhe eksportimin e produkteve tė tyre.

Tregtia

Eksporti dhe importi i Shqipėrisė zhvillohet kryesisht me partnerėt e saj ekonomikė si Rumania, Italia, Republika Ēeke dhe Gjermania. Shqipėria tani eksporton kryesisht produkte gjysmė finale tė derivateve tė naftės, tė kromit , tė hekurit si dhe duhan, verė, pemė dhe perime. Ndėrsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndėrtimtarie dhe produkte ushqimore.

Transporti

Binarėt e hekurudhės nė Shqipėri kanė filluar tė shtrohen nė vitin 1947 dhe pas 40 viteve Tirana ėshtė e lidhur nė njė rrjetė hekurudhor me tė gjitha qendrat industriale tė vendit. Rrjeti rrugor nė anėn tjetėr ėshtė i dendur kur tė merret parasysh tereni malorė i vendit. Transporti ajrorė nuk ėshtė i zhvilluar edhe pse nė kohėt e fundit ka filluar tė jetė mė prezent.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Magic Gun
Administrator
Administrator
Magic Gun


Male Numri i postimeve : 439
Age : 29
Vendi : Suhareke
Humor : stekerrqeq
Reputacioni : 0
Registration date : 17/08/2008

Ekonomia E Shqiperis Empty
MesazhTitulli: Re: Ekonomia E Shqiperis   Ekonomia E Shqiperis I_icon_minitime18/10/2008, 6:35 pm

a valla e shipnis ekonomia, qasi si ktu veq ma zi cka osht ghuguhg
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.grupi-rinor.n-stars.org
 
Ekonomia E Shqiperis
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekonomia Politike
» Ekonomia E Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkencat :: Ekonomi & Biznes-
Kėrce tek: