Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Frank Bardhi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Male Numri i postimeve : 104
Age : 34
Vendi : New Orleans
Humor : rasim thaqi leci
Reputacioni : 0
Registration date : 16/08/2008

Frank Bardhi Empty
MesazhTitulli: Frank Bardhi   Frank Bardhi I_icon_minitime19/8/2008, 3:43 pm

Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi. Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe
humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII.
Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Zadrimės mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit.
Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ). Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe.
Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …"
Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit. Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.
Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar
shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave.
Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare.
Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.
Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe.
Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr.
Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj.
Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre.
Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik.
Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu
(lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".
Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit.
Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit.
"Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu".
Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://icq-grup.n-stars.org
 
Frank Bardhi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Letėrsi :: Letėrsi :: Letėrsia e vjetėr-
Kėrce tek: